Virozat, s’ka vaksinë antigrip në farmaci, MSH: Po verfikohen
Ky është momenti ku qindra viroza të stinës janë në qarkullim dhe ndihemi të rrezikuara prej tyre. Faza paragripale sjell infeksione respiratore, të cilat shoqërohen me temperaturë, këputje si dhe dhimbje fyti.Në poliklinikën e specialiteteve nr 3 në Tiranë, mjekja infeksioniste, Imelda Zeqo, tha se duhet të bëjmë kujdes në këtë periudhë dhe në anën tjetër është momenti i bërjes së vaksinës antigripale.E ndërsa mjekët rekomandojnë bërjen e kësaj vaksine, pyetëm në mjaft farmaci në kryeyqytet për këtë vaksinë dhe a është në doza për qytetarët.Farmacistët jashtë kamerave thanë se nuk kanë vaksinë antigrip, sepse ajo nuk ka ardhur për këtë sezon. Nuk kanë asnjë informacion se kur do të mbërrijë dhe aktualisht nëse dikush shkon në farmaci rekomandimet e tyre janë për të përdorur medikamente atnigripalë.Ora News pyeti Ministrinë e Shëndetësisë nëse bëhet fjalë për një bllokim të kësaj vaksine. Burime zyrtare të kësaj Ministrie thanë se kanë në depo vaksinë antigrip dhe se mbulohen të gjitha nevojat e qytetarëve, por përpara se të shkojnë drejt farmacive, duhet të bëhen verifikimet për të.Verifikimet nuk lidhen me cilësinë, por me shpërndarësinë.