Lezhë, Festivali Zadrimor në tokën e Fishtës, promovohet kultura e Zadrimës

Lezhë - Blinishti i Lezhës ka mirëpritur Festivalin Zadrimor, një aktivitet prezantues dhe promovues për këtë trevë të pasur me kulturë, traditë e histori.Kthimi i Zadrimës në një destinacion turistik për shkak të këtyre resurseve mund të jetë i prekshëm dhe i realizueshëm, por kërkon impenjimin e banorëve.Këta të fundit janë trajnuar për marketingun e produktit turistik, shërbime dhe në promocion, gjë e cila do të shërbejë për një zhvillim të shpejtë të zonës.Për historianin Ilirjan Gjika, veshja tradicionale e gruas zadrimore është pasaporta e komunikimit të kulturës shqiptare me botën.Ambicia është kthimi i këtij festivali në një traditë për zonën e Zadrimës,në mënyrë që çdo vjeshtë të zgjojnë kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj./nzh/oranews online/