Paditet ish-kreu i Ujësjellësit Durrës, abuzoi me tenderat dhe kontratat
Durrës – Ish-Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Dokleat Ademi, është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me tenderat.KLSH-ja ka kontrolluar kompaninë shtetërore Ujësjellës-Kanalizime Durrës për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërinë ekonomiko-financiare” gjatë periudhës 1 janar 2013 – 30 prill 2014 dhe ka gjetur një sërë shkeljesh që kanë sjellë dëme të konsiderueshme efinanciare për kompaninë. Konkretisht, kjo kompani e drejtuar nga D.A:1. Ka shmangur konkurencën në tenderin për“Ndërtim emergjent i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të zonës Spitallë – Porto Romano - Bisht Pallë2. Ka shtuar kontratën me 4.5 milionë lekë për “Rikonstruksion i linjës së ujësjellësit Lagje 14, Shkozet Durrës3. Ka shtuar kontratën me 3.2 milionë lekë për “Përmirësimin e furnizimit me Ujë Lagje Perimore, Bashkia Sukth.4. Kontrata nuk është përmbushur në “Rikonstruksioni i godinave të shoqërisë UK Durrës. Dëmi ekonomik vlerësohet 3.3milionë lekë.5. Si rezultat i largimeve nga puna pa arsye shkaqe UK Durrës është penalizuar me 1.9 milionë lekë.Ndaj, në konkluzionin e KLSH-së thuhet shprehimisht se: “Për shkeljet e mësipërme dhe të tjera, KLSH ka kryer kallzim penal në Prokurori më 15 tetor 2014 ndaj D.A, ish-Drejtor i Përgjithshëm i UK Durres Sh.a., , në cilësinë e Titullarit të Entit Kontraktor, për konsumimin e figurës së veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.”