Gati Raporti i Progresit për Shqipërinë, BE: Duhet bashkëpunim në politikë
Tiranë – Nesër në Tiranë do të paraqitet Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili do t’i dorëzohet Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Paraprakisht, portali“Balkan Insight” ka publikuar disa të dhëna lidhur me atë ç’ka pritet të përmbajë ky raport. Duke cituar një zyrtar të lartë të BE-së, pa emër, “Balkan Insight” shkruan se duhet “ndërtuar një kulturë bashkëpunimi e nevojshme ndërmjet opozitës dhe partive në qeverisje.Ndërsa në Kosovën fqinje, ky zyrtar tha se ngërçi në parlament që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme, që ka penguar zgjedhjen e një kryeministri dhe formimin e një qeverie të re, është një tjetër fushë problematike. Kosova duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për të cilën bisedimet nisën në tetor të 2013-ës dhe përbën fazën e parë drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.Duke u kthyer në marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, i njëjti burim tha se raporti do të bëjë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të jenë më të angazhuara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, si në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura dhe gjithashtu në hapjen e temave të reja.ar.sh/Oranews.tv