Berat, kirurgu i dehur ngacmoi seksualisht pacienten, pushohet

Berat- Artan Sulo jo vetëm që rrezikon burgun për ngacmim seksual të pacientës së tij, por ka lënë edhe spitalin e Beratit pa kirurg.Në fakt i denoncuari nga një qytetare që në vend të kurës mjekësore kishte marrë provokimin prej tij, është prej disa ditësh i izoluar dhe refuzon të kontaktojë me njeri.Nga ana tjetër, Drejtorja e Spitalit Rajonal Berat, Valbona Papa, i ka firmosur urdhërin e pushimit nga detyra. Papa tha për “Ora News” se “nuk ka mundësi që një mjek, i cili pi, të bëjë vizita, jo më operacione."Pa diskutim që këto nuk mund të lejohen as nga unë, as nga Shefi i Shërbimit në të cilin ai punon. Është referuar para shumë muajve që ai pinte dhe pas kësaj që ka ndodhur, i janë shkëputur menjëherë të gjitha marrëdhëniet financiare me spitalin rajonal Berat.”Por epshet e mjekut problematik edhe si konsumues i alkoolit e kanë vënë në vështirësi spitalin, që në mungesë të kirurgut Sulo nuk plotëson dot më organikën për operacionet e planifikuara. Drejtorja Papa, lidhur me këtë problem, tha: "Ne jemi në gjendje alarmi për të mbajtur me thonj, kirurgjinë e spitalit rajonal Berat, pasi janë vetëm 4 mjekë dhe nga ata, tre janë normalisht në moshë pune dhe një tjetër me shtyrje të pensionit. Me katër mjekë shërbimi është shumë i vështirë për t’u mbajtur."Artan Sulo u padit një javë më parë nga një paciente e tij që pretendon se gjatë vizitës mjekësore është ngacmuar seksualisht.[caption id="attachment_395146" align="alignright" width="640"]valbona papa Në foto: Drejtoresha e spitalit, Valbona Papa[/caption]