Kërkohet 4 vjet burg për Shpëtim Gjikën, Një vlonjat kënaqet: Më mori shtëpinë VIDEO
Një qytetat vlonjat u kënaq me pretencën ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika. Pasi u dhanë konkluzionet e akuzës paraditen e 8 ku kërkohej dënimi me 4 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, Yzedin Troka pati përplasje me përkrahësit e Gjikës në sallën e gjyqit.[caption id="attachment_395203" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Yzedin Troka, i cili largohet nga policia pas përplasjes[/caption]U desht ndërhyrja e policisë që ta largonte ndërsa Troja deklaronte se "në gjykatë kishin ardhur kriminelët e Gjikës".Pas seancës qytetari nga Vlora dha edhe një shpjegim për mediat në lidhje me incidentin.“Kanë ardhur të gjithë kriminelët e Shpëtim Gjikës. Zoti Gjika më ka prishur shtëpi dhe gjithçka. Jam 6 vjet rrugëve, do ndihesha mirë, jo se dua t’i shikoj njerëzit keq, por sepse të marrin atë që meritojnë. Pavarësisht se unë nuk jam gjykatës, jam një qytetar i dëmtuar, Gjika mori atë që meriton”[caption id="attachment_395202" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Yzedin Troka, i cili largohet nga policia pas përplasjes[/caption][caption id="attachment_395201" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Yzedin Troka, i cili largohet nga policia pas përplasjes[/caption]Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon dënimin me 4 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet, për Kryetar i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjikën për shkak të lejeve të ndërtimit.KRONIKA E ORA NEWS Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika