Putin si Herkuli, feston 62-vjetorin
Moske- Herkulit iu desh të kryente 12 heorizma, si të vriste luanin e Niemsë, Hidrën apo Minotaurin.Por për një artist rus, heroizmat e Vladimir Putinit meritojnë të krahasohen me atë të heroit mitologjik.Me rastin e 62-vjetorit të presidentit, Mihajl Antonov ka hapur një ekspozitë me piktura, ku Putini shfaqet duke kryer heroizmat e tij, duke mbytur një xhihadist çeçen, apo duke ndalur me mburojën e tij sanskionet e vëna së fundmi nga Bashkimi Europian, si dhe duke mbajtur mbi supe të gjithë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik."Më pëlqen që të jap një imazh tjetër të Putinit", thotë Antonov. "Sepse mediat perëndimore e sulmojnë vazhdimisht".Për t'I uruar ditëlindjen, disa fëmijë të një grupi muzikor rus kanë kënduar në një videoklip të punuar me mjeshtri. Videoklipi është xhiruar në Shën Pjetërburg, qytetin e lindjes së Putinit.Megjithatë, presidenti ka vendosur ta kalojë ditën e shënuar në një kasolle në Siberi, më shumë se 300 kilometra larg Moskës.Në fakt ka qenë një vit mjaft i lodhshëm për Putinin, sidomos në muajt e fundit, pas aneksimit të Krimesë, çka e ka vënë në pozitë mjaft të vështirë me Perëndimin.Por sërish brenda vendit, ai ende mbetet një figurë mjaft e dashur. Gjatë presidencës së tij, Putini ka treguar se është një lider i fortë, por edhe mjaft i apasionuar pas aventurave. Skenat e tij duke kalëruar gjysmë i zhveshur, apo përqafimet me tigrat dhe zhtytjet në thellësi kanë bërë xhiron e botës.Të hënën, një ditë para ditëlindjes së Putinit, qendra tregtare, GUM, në mes të Sheshit të Kuq në Moskë, kishte nxjerrë në shitje bluza dhe t-shirt me poza të ndryshme të presidentit. Dhjetra njerëz mbanin radhën që të blinin ndonjë bluzë me pozën e tij të famshme teksa kalëronte apo përqafonte tigrin. "Vladimir Putin është një presiden mjaft i mirë. Ne njerëzit jemi të lumtur me të. Ai sundon shumë mirë. i dhënë Zoti shëndet dhe më shumë në drejtim të vendit", thotë Eduardi, një banor i Moskës."Tani i janë vënë kundër shumë vetë, por mendoj se meriton të vlerësohet. Të gjithë duan që gjërat të bëhen shpejt, por mendoj se me të do të arrijmë shumë", thotë Vera, një studente.