Buxheti i shtetit për vitin 2014 dhe rishikimin e tij - Ora Ekonomi 6 Tetor 2014
I ftuar në emisionin "Ora Ekonomi" në RTV Ora News, me moderator Besart Kadia, ekonomisti Selami Xhepa analizon të dhënat e buxhetit për tetë mujorin e parë të vitit 2014.Enea Janko- Administrator Tirana Business University, Dorian Teliti, Keshilltar Ekonomie ne Grupin Parlamentar të PD për ekonominë.Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa mendon se politikat fiskale duhen riparë dhe kjo nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera me qeveri të majtë si në Francë, ku taksa për të pasurit në nivelin 75% po hiqen.Në total të ardhurat për tetë muajt e parë kanë qënë më të larta seç ishte plani i qeverisë. Por nga ana tjetër të dhënat tregojnë se ka mos realizim në të ardhurat nga akciza, tatim fitimi, të ardhurat personale. Sipas Enea Jankos e rëndësishme është që në total të ardhurat janë më shumë nga plani, sidomos kur bëhet fjalë për një administratë të re.Në total janë shpenzuar 10% më pak nga se ishte plani i qeverisë. Sipas Dorjan Telitit kjo ka ndikuar dhe në rënien e ekonomisë sonë siç konfirmon INSTAT në Q2 2014.