Thaçi kërkon të respektohet rezultati i zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar edhe një herë të gjithë liderët e subjekteve politike që të fillojnë bisedimet për daljen nga kriza institucionale.Ai ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes të ftuar nga koalicioni VLAN.Ai pas takimit me presidenten Jahjaga tha se qëndrimi i PDK është respektimi i plotë i rezultatit të zgjedhjeve, ku PDK ka dal fituese si dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Thaçi përsëri ftojë të gjithë liderët e subjekteve politike që të fillojmë bisedat e brendshme për ta tejkaluar këtë krizë, gjithnjë duke respektuar vullnetin e popullit, i cili ka vendosur që PDK të jetë fitues.Kurse, i pyetur se deri kur do të kërkohet bisedime për tejkalimin e kësaj gjendje, ai tha se janë për t’i respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese por edhe iniciativën e Presidentes.“Ne marrim pjesë në seanca që janë zyrtare dhe kushtetuese, ndërsa në seanca që nuk janë zyrtare nuk marrim pjesë”, ka thënë ai informon rtk.