Tiranë, grabitën me dhunë një taksist, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 përsona të akuzuar për vjedhje me dhunë të një taksisti.Ata janë: Elonis Llapi, 26 vjeç, me banim në Tiranë, Amarildo Rama, 18 vjeç, me banim në Tiranë, A.T, 16 vjeë, me banim në Tiranë.Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 5 Tetor 2014, kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një armë të ftohtë, taksistin me iniciale A.L, duke i vjedhur forcërisht automjetin tip taksi me targë AA 593 JS, në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.Arretimi i tyre u bë nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti”, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.4 dhe 6 Tiranë si dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Ndërkohë, që po punohet paralelisht me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas në kohë e periudha të ndryshme, me këtë tendencë.Materialet në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Vjedhjes me dhunë.ex/oranews.tv/