Prokuroria kërkon 4 vjet burg për Shpëtim Gjikën, dha leje false për pallate
Tirane- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon dënimin me 4 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet, për Kryetar i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjikën për shkak të lejeve të ndërtimit.Pretenca u dha paraditen e 8 tetorit 2014 në Gjykaten e Tiranes.Ai akuzohet për veprën penale të "fallsifikimit të dokumentave të personit që ka për detyrë t'i lëshojë" në dy raste, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.Gjithashtu, për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkon dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet për shtetasen Eleni Dardhaj, punonjëse e Bashkisë Vlorë.Në kuadër të këtij gjykimi, prokuroria kërkon dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të tre të akuzuar për veprën penale të "fallsifikimit të dokumentave", të parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.Pak para dhënies së pretencës për kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, ka nodhur një incident. Incidenti u shënua mes një qytetari nga Vlora, Yzedin Troka, i cili pati përplasje me përkrahësit e Gjikës.Për Prokurorinë e Vlorës, dy zyrtarët e Bashkisë Vlorë kanë fallsifikuar dy proces-verbale të mbledhjeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit, në bazë të të cilave u janë dhënë leje ndërtimi disa shtetasve bashkëpronarë dhe një shoqërie ndërtimi.Në përfundim, Prokuroria kërkon nga gjykata që të shpalli fajtor të pandehurit si dhe të urdhërojë prishjen e objektit të ndërtuar nga shoqëria "Deco System" sh.p.k në vendin e quajtur "Tre Racat", Vlorë, si edhe prishjen e objektit të ndërtuar nga shoqëria "EN-BJO" sh.p.k, e ndodhur pranë Portit Detar Vlorë, dy objekte për të cilat prokuroria deklaron se janë ndërtuar në bazë të lejeve dhe dokumenteve të tjerë të fallsifikuara dhe që janë provuar si të tilla gjatë këtij gjykimi.Kur nisën hetimetHetimi ndaj tij ka nisur në muajin shkurt të këtij viti pasi prokuroria e Vlorës akuzoi Gjikën se në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proçesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë.Gjika në dëshminë e tij ka mohuar akuzat e falsifikimit të dokumetave dhe përkatësisht procesverbalet e dy mbledhjeve te KRRT-së.Gjika ka sqaruar përpara Gjykatës se ka patur raste që janë miratuar leje edhe gjatë mbledhjeve të KRRT-së, ku anëtarë të caktuar propozonin, ndërsa me pas vendosej që kjo leje të miratohej.Shpëtim Gjika ka sqaruar se perveç rrugëve zyrtare për kërkesat e lejeve, ka patur raste që vinin dhe në zarf të mbyllur nga individë të ndryshëm.Një qytetat vlonjat u kënaq me pretencën ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika. Pasi u dhanë konkluzionet e akuzës ku kërkohej dënimi me 4 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, Yzedin Troka pati përplasje me përkrahësit e Gjikës në sallën e gjyqit.Vlonjati kënaqet me pretencën për Gjikën, përplaset me njerëzit e tij, VIDEO [caption id="attachment_395386" align="alignnone" width="569"]
Ndertesa per te cilen akuzohet se ka dhene leje ndertimi Shpetim Gjika[/caption] [caption id="attachment_395387" align="alignnone" width="563"]
Pallati per te cilen akuzohet Shpetim Gjika se ka dhene leje ndertimi duke falsifikuar dokumentet[/caption] [caption id="attachment_395388" align="alignnone" width="575"]
Shpetim Gjika ne Gjykate[/caption][caption id="attachment_395204" align="alignnone" width="640"]
Yzedin Troka pasi shprehu kenaqesine per pretencen u konfliktua me njerezit e Gjikes[/caption]