Tabaku: PD kishte paralajmëruar rënie të ekonomisë, INSTAT e zyrtarizoi

Raporti i INSTAT mbi një rënie të ekonomisë, ka sjellë jo pak debate ditët e fundit mes mazhorancës dhe opozitës. Për demokratët fajtor për këtë rënie të ekonomisë është qeveria. Jorida Tabaku, deputete e PD, në studion e Ora News me gazetarin Edvin Peçi, ka deklaruar se PD i kishte paralajmëruar që në muajin korrik këto shifra dhe vetëm dje INSTAT i zyrtarizoi.“Në fakt PD kishte organizuar në muajin korrik një sërë konferencash, dhe një prej tyre lidhej me papunësinë. Kështu që disa prej shifrave që u publikuan dje nga INSTAT ne i kishim paralajmëruar duke qenë se treguesit ekonomik tregojnë një tendencë dhe një ecuri të ekonomisë që nuk ndryshon dot nga muaji në muaj, kështu që ishte diçka e pritshme për ekonominë. Duke pasur parasysh disa elementë; së pari ne këmi paralajmëruar një rënie të investimeve publike për punët publike, kemi paralajmëruar që ky sektor do të ndikojë ndjeshëm si në vlerën e shtuar bruto në ekonomi nga njëra anë por edhe në punësim nga ana tjetër dhe këto të dhënë u zyrtarizuan dje nga INSTAT. Sektori i Ndërtimit është një sektor në rënie, do të konfirmohet njëkohësisht edhe nga të dhënat, që do publikohen për punësim dhe papunësinë, por zyrtarisht sektori ka 1/3 e vlerës që kishte në të njëjtin 3-mujor të vitit 2013, rreth 3 pikë përqindje më pak, kjo është një tregues shumë domethënës dhe kjo tregon për një sektor të ekonomisë që është totalisht i paralizuar”, tha Tabaku.Sipas deputetes demokrate rënie ka pasur edhe në prodhimin e energjisë elektrike. Por, ndërkohë që qeveria flet për një rritje në sektorin e bujqësisë, për deputeten e PD, Jorida Tabaku, të dhënat nga ky sektor nuk maten nga tregu i punës, por janë të dhëna administrative.“Kemi pasur një rënie të madhe edhe në prodhimin e energjistikës, që justifikon nga ana tjetër edhe disa prej të ardhruave të nxjerra nga doganat, duke qenë se Shqipëria zyrtarisht ka qenë duke importuar energji elektrike, sepse është prodhura më pak në vend. I vetmi sektor që ka treguar rritje, sipas qeverisë është bujqësie, ndërkohë që të dhënat nga bujqësia nuk janë të dhëna që maten nga tregu, por janë të dhëna administrative, që prodhohen në zyrat e INSTAT, në zyrat rajonale të punës. Pra janë të dhëna tavoline, nuk janë të dhëna tregu”, u shpreh deputetja demokrate.Intervista e plotë e Jorida Tabakut në Ora News