Paviçeviç: Në fundjavë, emri i oficerit serb për lidhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 21:15
Shefi i ekipit negociator serb, i Qeverisë së Serbisë në dialogun me Prishtinën, Dejan Paviçeviç ka thënë sot se sipas të gjitha gjasave, emri i oficerit serb për lidhje, i cili do të stacionohet në Prishtinë, do të bëhet i ditur deri në fund të javës.“Presim që publiku deri në fund të javës ta marrë vesh se kush do të jetë ai oficer për lidhje. Ka mbetur ende të merremi vesh për disa detale teknike rreth funksionimit të vetë oficerit për lidhje”, ka thënë Paviçeviç, për mediat serbe.Ai nuk ka pranuar të përmendë emra të atyre që janë lakuar si oficer të mundshëm për lidhje në Prishtinë, duke përsëritur se duhet pritur vendimi.Prishtina tashmë ka caktuar Lulzim Pecin, si oficer për lidhje, i cili do të vendoset në Beograd.