Hajredin Kuçi S'ka asnjë dilemë, koalicioni qeverisës do funksionojë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është i bindur se asnjëra nga partitë politike nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje pa u përfunduar reforma zgjedhore.Ndërkohë Kuci shprehu bindjen e tij që koalicioni PDK-AKR do të vazhdojë deri në fund të mandatit.I pyetur për deklaratat e zyrtarëve të LDK-së për zgjedhje të jashtëzakonshme ai i quajti si joserioze.“Pyetni këto parti a e kanë seriozisht” tha ai.Ndërsa për kërkesën e partive politike në vend për reformat zgjedhore zëvëndëskryeministri tha se në fillim të javës që vjen do të ftohen të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.Ndërkohë i pyetur nëse ky koalicion mund të përfundojë mandatin qeverisës, Kuçi tha se për këtë nuk ka asnjë dilemë.Për më tepër në mbledhjen e kabinetit qeveritar janë miratuar një sërë projektligjesh dhe rregulloresh. Gjithashtu janë ndarë edhe 97 mijë euro për meremetimin e varrezave serbe.