Nju Jork, sot takimi i përbashkët për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot do të zhvillojë takim të përbashkët me dy delegacionet negociatore të Shkupit dhe Athinës lidhur me gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit.Nimiç dje ka zhvilluar takime të ndara me negociatorin grek Adamantios Vasilakis dhe atë maqedonas Zoran Jolevski.Pas këtyre takimeve të ndara ku janë shprehur qëndrimet e të dyja palëve rreth propozimeve të fundit të ndërmjetësit Nimic, sot do të zhvillohet takimi i përbashkët, ku siç paralajmërohet do të shqyrtohen të gjitha çështjet dhe idetë e prezantuara nga Nimic lidhur me gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit.