Orav: Liderët politikë të tejkalojnë krizën politike
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav deklaroi sot se liderët politik duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.Sipas tij, është me rëndësi që liderët politik të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe mënyrën për dalje nga kriza.“Vendi juaj ka histori të pasur. Ndonjëherë fqinjët këtë histori ndryshe e interpretojnë. Por ajo që është shumë e rëndësishme është kreu i historisë që do të shkruhet sot dhe javëve të ardhshme do të jetë kreu pozitiv i historisë së të ardhmes, për qytetarët tuaj, fëmijët tuaj që kur të mësojnë në librat e historisë në të ardhmen, të thonë se kjo ka qenë kreu më pozitiv i historisë suaj”, deklaroi evroambasadori Orav.Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar zhbllokimin e krizës politike dhe nxitjen e dialogut politik midis liderëve politik. Në mision për stabilitetin politik ka qenë ditë më parë në Shkup edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle.