Haradinaj: Brenda javës do bëhet i qartë epilogu me PDK-në
Mesa duket kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zgjedhur të presë kohën e zgjedhjeve për tu parë nëse do të zgjidhet Kryeministër i Kosovës.Haradinaj deklaroi se brenda kësaj jave do të bëhet publik epilogu me PDK-në dhe në rast se nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje, gjendja do të mbetet kështu siç është deri në kohen e zgjedhjeve.Haradinaj theksoi se nëse do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në, atëherë menjëherë do të fillojnë të punojnë, në të kundërtën, Haradinaj ka deklaruar se do të presin mundësinë deri që ta marrin qeverisjen në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.Këto komente ish-kryeministri kosovar i bëri gjatë vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjatë së cilës u njoftua me proçeset nëpër të cilat po kalon FSK-ja.Haradianaj pas kthimit të tij nga Haga ka shprehur dëshirën për postin e Kryeministrit. Kërkesa e Haradinaj për një kthim në postin e parë ka ngjallur debat për zgjerimin e një koalicioni qeverisës midis AAK dhe PDK-së.