Qeveria e Kosovës, 97 mijë euro për meremetimin e varrezave serbe

Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion 97 mije euro për meremetimin e varrezave të dëmtuara serbe. Kryeministri i Hashim Thaci ka miratuar një sërë projektligjesh në të cilat është dhe vendimi për riparrimin e varrezave serbe dhe shpërblimi prej 5 mijë euro për familjen e të ndjerit, zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Hamdi Sopa.Të martën, Hamdi Sopa, zëdhënës në kryeministri, është vetëvrarë duke rënë nga kati i 9-të ku ndodhej banesa e tij.Gjithashtu në mbledhjen e së mërkurës në parlamentin e Kosovës janë miratuar Projekt-Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Krimit 2013-2017.Për vendimin e kompensimit të dëmeve të varrezave serbe është pajtuar edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic, i cili vlersoi se nevojiten 97 mijë euro për mbulimin e këtyre shpenzimeve.Por për këtë ka kërkuar sqarim zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i cili pyeti nëse në këtë shumë futen dhe 20 mijë eurot e dhëna paraprakisht për dëmet e bëra. Ministri Petrovic miratoi se këto hyjnë në shumën prej 97 mijë euro.