Samaras drejt Turqisë, Kryeministrat takohen jozyrtarisht në Doha të Katarit
Vizita e kryeministrit grek Andonis Samaras në Katar ka marrë një vëmendje të veçantë nga mediat greke, kjo dhe pas takimit me kryeministrin turk, RexhepTaip Erdogan.Në takimin e zhvilluar disa kohë para një vizitë zytare në Ankara, kryeministri grek duket se ka kërkuar një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve dhe për më tepër në një kohë kur marrëdhëniet janë të tensionuara.Samaras ka kërkuar nga homologu turk çështjen e "të drejtës detare të Greqisë”. Athina zyrtare shpejton të deklarojë koordinatat e saj gjeografike, duke ngjallur edhe reagimet kundërshtuese të Ankarasë.Në kushtet e krizës, shteti helen po shpejton t'i shpallë kufijtë detare në mënyrë të njëanshme, gjë që ka ndeshur së pari në kundërshtimin e fortë të Turqisë.Kufiri detar midis dy vendeve ka tendosur marrëdhëniet mes dy vendeve, që nuk lejon të kryejnë kërkime në zonat detare për naftë dhe gaz dhe të shfrytëzojnë pasuritë natyrore.Samaras ndodhet në Katar, në një vizitë dyditore, për tërheqje investimesh nga bota arabe, i shoqëruar nga disa Ministra të qeverisë si dhe rreth 50 biznesmenë grekë.