Vjedhja në BSH, Richard Lukaj: Krim i rëndë, diaspora e gatshme të bashkëpunojë

Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj e ka konsideruar vjedhjen në BSH si një krim të rëndë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lukaj u shpreh se kjo vjedhje vë në pikëpyetje institucionin e Bankës Qendrore.“Çdo krim i atij lloji është shumë i prekshëm për ne, ajo ve në pikëpyetje institucionin e Bankës Qendërore. Sigurimi i të hollave është ndër vlerat kryesore i çdo banke dhe kur fizikisht merren të hollat e popullit është në pikëpyetje siguria elementare dhe besueshmëria. Nëse nuk ruhet marrja e parave fizike, si mund të merren vesh vjedhjet që mund të bëhet nëpërmjet transaksioneve?!”, tha Lukaj.Bankieri i njohur shqiptaro-amerikan ka deklaruar se diaspora është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet financiare të Shqipërisë por deri tani rrallë ka patur raste konkrete bashkëpunimi.“Kemi mbajtur shumë biseda me figurat kryesore të rajonit, por institucionet e kanë pasur të vështirë të marrin përsipër temat që dalin gjatë bisedës. Dera ime ka qenë e hapur për të gjithë. Unë mendoj se në diasporë ka mjaft njerëz që në kohë të rëndësishme diaspora e ka prezantuar vetëvetën të gatshme për të ndihmuar. Por sot shumë rrallë shihen bashkëpunime të tilla.”Richard Lukaj, themelues i një banke të suksesshme në Stamford të shtetit Connecticut, kohët e fundit priti në shtëpinë e tij nënpresidentin e SHBA Joe Biden dhe është i njohur për veprimtaritë në shërbim të komunitetit.ex/oranews.tv/