Në një tryezë për drejtësinë, Rama: Kancer shoqëror; Basha: Politika larg gjyqësorit
Tiranë- Presidenti i Republikës uli bashkë në një tryezë shefin e qeverisë Rama dhe atë të opozitës Basha dhe pse një shtrëngim duarsh në nisje të takimit u shmang prej tyre.Në krah të njëri tjetrit, me Presidentin dhe Kryeparlamentarin në mes, Rama dhe Basha nuk kanë kursyer akuzat dhe ironitë e ndërsjellta.Për kryeministrin, Edi Rama, sistemi i drejtësisë është një problem kombëtar me të cilën nuk mund të pretendohet të bëhemi pjesë e familjes europiane.Sipas Ramës 90% e shqiptarëve besojnë se drejtësia nuk funksionon, andaj është emergjente të përmbyset ky grafik dhe të kthehet besimi të shqiptarët.“Janë afro 90% e shqiptarëve që përgjithësisht janë shumë herë të përafruar në qasje të cështjeve të tjera dhe të ndarë qartë në cështje të ndryshe dhe besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe se sistemi nuk funksionon. Janë 90% e shqiptarëve që thonë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar dhe se për të fituar një gjyq nuk është sesa ke të drejtë, por sa para ke për të paguar.Janë mbi 90% e shqiptarëve që thonë se duhet një operacion rrënjësor për sistemin e drejtësisë dhe praktikisht për crrënjosjen e kancerit që e ka mbërthyer sistemin e drejtësisë. Dhe nuk e teproj kur them se janë 100% të partnerevë ndërkombëtarë që nuk besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe që besojne se në Shqipëri drejtësia është e korruptuar.Dhe nuk kam më të voglin dyshim se është e rrallë sot që një vend në mes të Europës që sa herë komentohet nga partnerët nga opinionistë, komentohet si një vend më drejtësi thellësisht të korruptuar. Nuk gaboj kur them se ata që na shohin këtu të mbledhur ne njerëz të drejtësisë, na shohin më shumë si pjesë të problemit se e pjesë të zgjidhjes.Flas për publikun e gjerë që do doja shumë sot të merrnin mesazhin që ka një ambicie e vullnet të përbashkët që kalon të gjitha dallimet politike mes nesh për të operuar në këtë sistem kanceroz. Por kam frikë se e kundërta është e vërtetë”.Qeveria ka propozimet e saj për ti adresuar problemet e sistemit në 360 gradë, tha Kryeministri. Por reforma në drejtësi, shtoi ai, është një temë ku politika të krijojnë kushtet ku të gjithë të shprehen dhe të dëshmojnë dhe këtu vlerësoi edhe ekspertizën ndërkombëtare.“Ne nuk mund të tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën, për të adresuar një problem të madh kombëtar, përpjekja vitet e fundit është një përpjekje në drejtime të ndryshme, nga njëra anë, përpjekja për të adresuar me emergjencë të madhe problemin e rëndë të sistemit të drejtësisë, dhe nga ana tjetër për të thelluar këtë adresim në emër të kushtetutës, ligjit, por s’ka më keq se kur kthehen në nocione penguese për atë që në fakt është problemi themelor që kemi sot.Dua ta shfrytëzoj këtë rast, nuk jemi vetëm në këtë ushtri të vështirë por të domosdoshëm për t’ia dalë mbanë se kemi dhe asistencën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar dhe posacërisht të ke përmes një ekspertize shumë të kualifikuar që është një eksperiencë e vendeve që dolën nga sistemi komunist dhe iu nënshtruan reformave në sistemin e drejtësisë.Kemi dhe idetë tona për këtë reformë, kemi propozimet tona për ti adresuar problemet e sistemit në 360 gradë, por kjo në radhë të parë, është një temë ku politika të krijojnë kushtet ku të gjithë të shprehen dhe të dëshmojnë. Të krijohen kushtet ku gjykatësit, prokurorët, noterët të mund të shprehen. Por edhe ekspertiza ndërkombëtare është një ndihmë që të çojmë procesin në rrugën e duhur me kurajo”.Basha: Model europian për reformën në drejtësi, jo shteg dhishShefi i opozitës, Lulzim Basha, në hyrje të fjalës së tij ka shpjeguar dhe praninë e tij në tryezë, por nuk ka hezituar ta thotë troç: “Politika të mbajë duart larg nga drejtësia”.“Jemi sot për të konfirmuar vullnetin tonë. Opozita e sotme ndryshe nga e djeshmja mbështet reformën në drejtësi. Vimë në këtë tryezë me një vizion dhe platformë që ekspertët tanë do ta laborojnë në panelet pas kësaj tryezë.Ne mbështesim një vizion, modelin europian për drejtësinë. Një reformën që bazohet në dy shtylla, reformimin e sistemit për të luftuar korrupsionin që duhet të bëhet nga vetë sistemi dhe jo qeveria. E thënë troç qeveria duhet të mbajë duart larg nga gjyqësori. Kapja politike e gjyqësorit ëhstë burimi më i keq i deformimit të gjyqësorit dhe korrupsionit në drejtësi.Së dyti konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit nga politika dhe pushteti ekzekutiv, përmes forcimit të organeve vetëqeverisëse dhe rritjes së rolit të tyre në përgjegjshmërinë, transparencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit para ligjit, Kushtetutës, qytetarëve dhe askujt tjetër. Modeli europian bën të mundur efeiçencën e sistemit të drejtësisë pa bërë kurban pavarësinë. Pa lejuar që reforma të kthehet në alibi për ta futur drejtësinë në shtojcë të pushtetit”.Modeli europian që kërkon opozita, e që Basha thotë se kanë gati platformën, kërkon një proces transparent, gjithëpërfshirës, ekspertizë europiane dhe konsensus. Për realizimin e këtij projekti, Basha problemin e sheh tek qeveria.“A mund të ketë model europian të drejtësisë kur qeveria dhe shumica shkelin ligj dhe Kushtetutë për të miratuar natën pa anjë konsultim dhe kundër thirrjes së partnerëve ndërkombëtarë paketa ligjore të personalizuara që synojnë kapjen dhe nënshtrimin. Si në rastin e paketës së 31 korrikut ku tentohet kapja e KLD, shkollës së magjistraturës dhe gjykatave administrative me një goditje.Dhe ku shansi që u paraqit nga Presidenti për të reflektuar mbi shkeljet u hodh poshtë me arrogancë partizane. Opozita po e ndjek këtë çështje. Kur parnerët i kërkuan shumicës të priste arrdhjen e ekspertëve europianë thanë jemi në emergjencë. Erdhën ekspertët dhe e vetmja emergjencë është shkarkimi i anëtarëve të KLD. Komunikimi i shumicës për këtë reformë është reduktuar në një anatemim jakobinez i gjyqësorit në bllok në një përpjekje për të denigruar të gjithë gjyqtarët, premisë për tu hedhur lakun e nënshtrimit politik”.Qeverisë i mungon një platformë e qartë dhe vizion për këtë reformë sipas Bashës. Sipas tij modeli europian kërkon autostradë europiane të vendimarrjes, jo korsi emergjencë në mes të natës, aq më pak shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë.“Populizimi nuk është zgjidhje, reforma kërkon vizion dhe platformë. Kjo shumicë ka kaluar vitin dhe deri tani nuk ka prezantuar asnjë vizion, asnjë platformë. Duhet një proces transparent, gjithëpërfshirës, ekspertizë europiane dhe me konsensus. Dhe mbi të gjitha transparencë.Modeli europian kërkon një autostradë europiane të vendimarrjes jo korsi emergjencë në mes të natës, aq më pak shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë. Të mos ndodhë ajo që nuk ka ndodhur në 23 vite, ku ekspertëve europianë iu fshehën draftet e paketës verore.Të gjitha propozimet duhet të përgatiten para qytetarëve dhe partnerëve.Procesi kërkon gjithëpërfshirje, jo vetëm të aktorëve politikë. E përmendi Presidenti, Kryetari i Kuvendit, duket se dhe kreu i ekzekutivit ka reflektuar në këtë çështje ndaj nuk po zgjatem”.