'Maskat' grabisin Teqenë, dhunojnë Baba Halimin dhe 2 mbesat e vogla

Gjirokastër - As vendet e shenjta nuk i kanë shpëtuar grabitjes ku nuk ka munguar as dhuna e ushtruar ndaj babait të teqesë "Baba Hasani" së Shtëpëz i ri i Gjirokastrës dhe familjarëve të tij.5 persona kanë hyrë rreth 21:00 e mbrëmjes së 5 tetorit 2014 në banesën brenda territorit të teqesë dhe kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke mos kursyer as dy mbesat, më e vogla 3-vjeçare, të cilave u janë lidhur duart me fasheta ndërsa gjithë akti i dhunshëm dhe plagosja e familjarëve është kryer në sy të tyre.Plagët më të rënda sipas mjekut kirurg Roland Karalli i ka patur djali i Sheh Halimit dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale ata po mbahen nën kontroll, ndërsa dy vajzave u është ofruar asistencë psikologjike.Sheh Halimi së bashku me bashkëshorten dhe nusen e djalit janë dhunuar në fytyrë dhe duar ku kanë disa plagë të qepura, ndërsa gjendja e të birit është më e rëndë, pasi është goditur disa herë në kokë.Sipas mjekut kirurg Karalli ata janë goditur me thika dhe sende të tjera të forta, ndërkohë që janë ende të traumatizuar. Ata janë sjellë në repartin e kirurgjisë rreth orës 00:30 minuta të mbuluar me gjak dhe në gjendje shumë të rëndë psikologjike.Pas kontrollit në banesë grabitësit kanë dhunuar edhe tyrbetë duke prishur edhe një pjesë ku janë hedhur lekët e besimtarëve, një ditë pas kremtimit të kurban Bajramit. Grabitësit kanë mundur të marrin sende me vlerë që ishin në këtë vend të shenjtë, rreth 120.000 lekë, ndërsa dëmet materiale nga thyerjet janë të konsiderueshme.Ka qënë një plan i organizuar mirë, ku fillimisht është helmuar qeni e më pas janë futur në objekt.Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur edhe pistat e para dhe shoqëruar 12 persona të dyshuar si autorë të mundshëm të dhunës dhe grabitjes.[caption id="attachment_394449" align="alignright" width="640"]baba teqeja Në foto: Pamje nga vendi ku u dhunua dhe grabit Babai i Teqesë së Shtëpëzit Gjirokastër[/caption]Oranews.tv