IS dhe kurdët në luftë për Kobanin, gjyshet kapin armët, sulme kamikaze
Kjo foto e gjysheve kurde me kallashnikovë në duar tregon sa e dëshpëruar është gjendja në qytetin Kobani, ku militantët e Shtetit Islamik po avancojnë me shpejtësi.Nëse ata arrijnë të pushtojnë qytetin që është praktikisht në dyer të Europës do të ishte jo vetëm një fitore të madhe strategjike për ta, por do të shkaktonte një tragjedi për kurdët sirianë, që përbëjnë shumicën e popullsisë atje.Qyteti Kobani është shumë pranë kufirit të Sirisë me Turqinë, një vend anëtar i NATO-s dhe do të zgjeronte mjaft territorin e pushtuar nga ISIS, pasi ndodhet më shumë se 100 kilometra nga Raka, kryeqyteti i vetëshpallur prej tyre.Por duket se lufta është e pabarabartë, pasi armatimet e epokës sovjetike që ka popullsia vendase nuk mund të krahasohet me ato moderne që zotërojnë terroristët e ISIS."Kemi shumë frikë, jemi të detyruar të mbrojmë shtëpinë tonë, qytetin tonë", tha një prej drejtuesve lokal të qytetit. "Nuk kemi zgjedhur ne ta bëjmë këtë luftë, por jemi të detyruar të luftojmë".Pjestarët e Njësisë së Mbrojtjes së Popullit kurd, si dhe grupime të tjerë po mbrojnë qytetin, por nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lëvizje gjatë natës, pasi snajperët e ISIS kanë rrethuar pikat kyçe dhe godasin në lëvizjen më të vogël.Shumë prej banorëve i janë bashkuar mijëra të tjerëve që po kalojnë kufirin me Turqinë për t'i shpëtuar masakrave të paralajmëruara.Kjo është prova më e fundit që sulmet ajrore të koalicionit të shteteve nuk po japin efektin e duhur, pasi militantët kanë përballuar me sukses goditjet e forcave amerikane dhe aleatëve të tyre gjatë fundjavës, edhe raportohet se është goditur një tank dhe dy makina me armatime të rënda.Ndërkohë, Observatori britanik për të drejtat e njeriut, me bazë në Siri, ka njoftuar se një femër kurde ka bërë sulm vetëvrasës ndaj militantëve të Shtetit Islamik afër qytetit.Gruaja e kishte mbuluar veten me lëndë shpërthyese dhe ka sulmuar militantët."Sulmi ka shkaktuar vrasje, por ende nuk dihet numri i tyre", ka njoftuar drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman.Rahman, ka shtuar se ky është rasti i parë i njoftuar që një femër kurde bën sulm vetëvrasës, kundër militantëve.