Krujë, shkolla në Shkret, me tavan të rrëzuar, nxënësit: Kemi frikë për jetën tonë
Krujë - Këto pamje nuk janë nxjerr nga ndonjë film, por i përkasin realitetit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Shkret të Krujës. Tavani, që vetëm emrin ka të tillë, çdo gjë që bie jashtë, si shi ashtu edhe borë, e fut me bujari brenda në klasë.Në një kohë që flasim për Shqipërinë high tech, për këta nxënës, koha ka ngecur në mjerimin e përditshëm, me të cilin janë të detyruar të ndajnë një kohë të çmuar, atë të nxënies së dijeve.Hasan Balliu, Kryeplaku i fshatit të thellë të Malësisë së Krujës, tregon se për gjendjen e shkollës, është vënë në dijeni dhe Drejtoria Arsimore e Qarkut Durrës, por deri më tani, asgjë konkrete nuk është bërë.Shkolla 9-vjeçare e bashkuar e fshatit Shkret, ka degraduar në vijimësi prej pothuajse një dekade, ku mosndërhyrja nga mungesa e fondeve, po çon deri në rrezikimin e jetës së këtyre fëmijëve./nzh/oranews online/