Mbyllet panairi “Work and Study”

Tiranë - 3000 persona rritën ndjeshëm mundësitë për një pune të re pas panairit “Work and study”, i cili, në edicionin e pestë që uli siparin në Tiranë, ofroi 3646 mundësi punësimi.Ndërsa bëri të ditura shifrat, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha se panairi përveçse krijoi mundësi, shërben edhe si busull orientimi për të rinjtë në tregun e punësNjë histori suksesi ishte panairi edhe për Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj i cili premtoi dyfishim të fondit për nxitjen e punësimit.Panairi "Work and Study" qëndroi i hapur 3 ditë me radhë gjatë së cilës tërhoqi rreth 7 mijë vizitorë.Oranews.tv