Zyrtarët në Hong Kong rikthehen në punë, protestuesit tërhiqen
Kinë-Banorët e Hong Kongut nisën të riktheheshin sot në punë pas pothuaj dy javësh trazira nga protestuesit që përkrahnin reformat demokratike.Megjithëse qindra protestues mbeten të stacionuar nëpër rrugë, nëpunësit e administratës u kthyen në zyrat publike.Zyrtarët u lejuan të kalonin përmes barrikadave të protestuesve të pashqetësuar, kjo edhe për faktin se numri i tyre kishte zbritur në disa qindra përgjatë natës.Pas refuzimit të liderit Çun-Jing Leung për të dhënë dorëheqjen, protestuesit përballen tani me sfidën më të vështirë, atë të këmbënguljes në kërkesat e tyre.Duke iu frikësuar shpërndarjes së njerëzve me dhunë pas kërkesës së qeverisë për të pastruar rrugët në mënyrë që të rifillojnë aktivitetet normale në qytet, protestuesit janë larguar edhe nga zyra e Leung.Vetëm 100 prej tyre qendruan gjithë natën në rrugën që të çon në qendrën e qytetit, por gjithsesi trafiku ishte i rënduar.Megjithatë, edhe degët e Bankave që kishin qëndruar të mbyllura gjatë ditëve të trazirave u rihapën dhe puna rifilloi normalisht.Përgjatë javës së kaluar dhjetra mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e Leung dhe lejimin e zgjedhjeve demokratike për liderin e qeverisë lokale në vitin 2017.Ndërsa Pekini i frikësohet faktit që lëshimi ndaj kërkesave të Hong Kongut mund të shkaktojë efekt domino edhe në Kinë, sidomos në krahinat problematike si Tibeti dhe Xinjiang.Udhëheqësit komunistë e kanë quajtur protestën si të paligjshme, por nuk kanë ndërhyrë për zgjidhjen e asaj që mund të konsiderohet si kriza më e madhe për ta që pas protestave të studentëve në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.