Turqia këmben të burgosur me IS, 180 militantë për 49 diplomatë pengje
Qeveria britanike ka konfirmuar për BBC se lajmi që Turqia ka shkëmbyer të burgosur me Shtetin Islamik është i besueshëm.E përditëshmja britanike Times kishte shkruar më parë se Turqia i kishte dorëzuar militantëve 180 të burgosur në këmbim të 49 diplomatëve të marrë peng në ambasadën turke në Mosul qershorin e kaluar.Sipas Times në lsitën e të burgosurve të liruar ishin dy shtetas britanikë të identifikuar, tre francezë, dy suedezë, dy maqedonas, një zviceran dhe një belg.Dy britanikët, Shabaz Sulejman 18 vjeç dhe Hisham Folkard 26-vjeç po hetoheshin nga shërbimet sekrete britanike dhe familjarët e tyre janë kontaktuar menjëherë.Ndërsa shkolla ku 18-vjeçari Sulejman po studionte lëshoi një deklaratë më 3 tetor për të vlerësuar aftësitë e tij, duke theksuar notat e mira që kishte marrë.Adoleshenti mendohet të ketë udhëtuar për në Siri si pjesë e një grupi turk që do të punonte vullnetarisht për të ndihmuar refugjatët e luftës në Siri në vitin 2013.Ndërsa babai i Folkardit, i cili është katolik, deklaroi për Times se nuk ka kontaktuar me të birin që prej gushtit dhe gjithashtu që e njihte fare pak Hishamin dhe vëllain e tij të madh Omarin, pasi e ëma i kishte dërguar në Jemen që të vegjël për të studiuar mbi fenë islame.Presidenti Erdogan, e kishte përshkruar si një operacion të fshehtë të suksesshëm shpëtimin e pengjeve dhe pak ditë më vonë parlamenti i vendit votoi pro futjes së Turqisë në koalicionin që po lufton ndaj Shtetit Islamik.Madje pa përjashtuar as vendosjen e trupave të këmbësorisë në territorin sirian. Nëse vërtetohet zyrtarisht që Turqia ka kryer këtë shkëmbim, ajo bie ndesh me politikën e SHBA-së dhe pjesës më të madhe të vendeve të BE-së për të mos negociuar me terroristët.