VIDEOLAJM/Basha bën për “ujë të ftohtë” Ramën: Reforma, jo kope dhish

Tiranë- E bëri për “ujë të ftohtë” apo ia sosi durimin. “Antipatinë” që kanë ndaj njëri-tjetrit liderët e dy forcave kryesore politikë në vend nuk kanë munduar ta fshehin as në tryezën e sotme për drejtësinë.Këtë e tregon mjaft qartë fotoja dhe videoja që paraqet “matamorfozën” e Kryeministrit në pak sekonda gjatë tentativës së Bashës për ti prekur sedrën, sa i përket ndryshimit të përqasjes së tij mbi reformën në drejtësi.[caption id="attachment_394074" align="aligncenter" width="655"]Ne foto reagimi i kryeministrit Rama gjatë fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha Ne foto reagimi i kryeministrit Rama gjatë fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha[/caption]“Procesi kërkon gjithëpërfshirje, jo vetëm të aktorëve politikë. E përmendi Presidenti, Kryetari i Kuvendit, duket se dhe kreu i ekzekutivit ka reflektuar në këtë çështje ndaj nuk po zgjatem”.Pas shume ftesave në distancë për tu përballur në debat publik, shefi i opozitës Basha nuk mund të kishte rast më të mirë se tryezën e thirrur nga Nishani për të shprehur një pjesë të “dufit” të akumuluar mbi qeverisjen 1 vjeçare.Arsenalit të akuzave të Ramës mbi sistemin e drejtësisë, Basha iu përgjigj me akuzat ndaj mazhorancës dhe qeverisë për kapje të gjyësorit. Sipas Bashës reforma në drejtësi nuk duhet të jetë shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë.“Modeli europian kërkon një autostradë europiane të vendimarrjes jo korsi emergjencë në mes të natës, aq më pak shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë.Të mos ndodhë ajo që nuk ka ndodhur në 23 vite, ku ekspertëve europianë iu fshehën draftet e paketës verore. Të gjjitha propozimet duhet të përgatiten para qytetarëve dhe partnerëve”.