Denoncimi, kryekomunari kërkon seks në këmbim të një pune si pastruese
Korçë- Një grua, e punësuar si sanitare në shkollën e fshatit Drithas, denoncoi sot në policinë e Korçës kreun e komunës së Libonikut, Petrit Kupe, duke e akuzuar se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të mbajtjes së vendit të punës."E denoncova sepse më kërkoi marrëdhënie seksuale për të më mbajtur në punë si pastruese. Këtë muaj nuk më ka hedhur rrogën. Kam dëshmitare për akuzat e mia.Petriti ka tentuar disa herë të kryejë marrëdhënie seksuale me mua, pasi ai nuk mundi ta realizonte diçka të tillë me tha do më heqë nga puna dhe ia doli" tha gruaja para se të hynte në komisariat të bënte denoncimin.Miranda Shuli shoqërohej në komisariat nga vjehrra e saj Tushe Shuli, e cila shprehu vendosmërinë se nuk do ta lenë me kaq këtë veprim sipas tyre abuzues të kryekomunarit të Libonikut.Kryekomunari ndodhet në polici për të kryer verifikimet. Ndaj tij ende nuk është ngritur ndonjë akuzë.“Miranda Shule ka gënjyer në lidhje me ngacmimin seksual, ajo ka erdhur disa herë në komunë me veshje provokuese për të më joshur. Ajo nuk është pushuar nga puna dhe pretendimi i ngritur prej saj është i pavërtetë. Shuli më akuzon edhe për marrjen e tokës ku është ngritur shkolla.”, ka thënë Kupe.Disa orë pas akuzës, kreu i komunës Libonik, ka reaguar menjëherë, duke paditur shtetasen Miranda Suli për cënim të figurës dhe për akuzë të rremë.[caption id="attachment_394339" align="alignright" width="1024"]
Në foto: Kreu i komunës së Libonikut, Petrit Kupe[/caption]