Nishani afron politikën për drejtësinë, vullneti i mirë s'i shmang dot replikat

Tiranë  -Presidenti i Republikës ia ka dalë që të luajë për herë të parë pas shumë kohësh rolin e garantit kushtetues mbi palët. Me ftesë të Bujar Nishanit liderët politikë janë mbledhur të gjithë bashkë për të hedhur themelet e një drejtësie që synon të shkojë te qytetari.  Megjithë hapin e parë drejt konsensusit, rivalët politikë nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin, madje Kryeministri e ashpërsoi gjuhën ndaj njerëzve të drejtësisë.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e përkufizoi thjeshtë konceptin për drejtësinë, të jetë e ndarë nga politika, por jo nga ligji.Kreut të LSI i shërbeu tryeza për ti bërë edhe një ftesë kreut të opozitës ngjitur me të në panel.Kryeministri Edi Rama për një vit qeverisje nuk e ka kursyer drejtësinë shqiptare dhe këtë herë ka përdorur fjalët e ndërkombëtarëve për të thënë se sa nevojë ka ky sistem për reformë.Rama thumboi hapur eksponentët e drejtësisë disa prej të cilëve të ulur në tyezë.Lideri i opozitës Lulzim  Basha pasi e dëgjoi me vëmendje rivalin Kryeministër hodhi në publik fjalimin më të ashpër të tryezës duke iu kundërvënë pothuajse rradhë më rradhë deklaratës së Ramës.Ironia e Bashës u bë edhe më therëse kur lëshoi një batuatë që i tërhoqi vëmendjen Kryeministrit.Gjithsesi, pas oratorëve shqiptarë dhe të huaj, që e morën fjalë, pavarësish thënieve dhe kundërthënieve, Presidenti Nishani, në fjalën përmbyllëse tha: "Po e përsëris edhe një herë ftesën ndaj të gjithë aktorëve vendas, të marrin pjesë aktive dhe konstruktive për hartimin dhe zbatimin e saj. Le të ruajmë formatin dhe frymën e kësaj tryeze të sotme gjithëpërfshirëse."  Në një tryezë për drejtësinë, Rama: Kancer shoqëror; Basha: Politika larg gjyqësoritNë fund ndërkombëtarët përsëriten pothuajse mesazhin e zakonshëm. Një reformë që të mos diktohet nga interesat politike.Nishani: Gjithpërfshirje në proces për një gjyqësor të pavarurPër Kreun e Shtetit, prania e aktorëve kryesorë të shtetit dhe politikës në këtë tryezë është një tregues i angazhimit serioz për të konkluduar në një produkt të sukseshëm të kësaj reforme.“Ndihem i motivuar se sot jemi mbledhur për të rrahur bashkarisht një temë e cila prej kohësh është një shqetësim në çdo hallkë të shoqërisë sonë, një objekt dikutimi analizash e raportesh për partnerët ndërkombëtarë, një çështje ende për tu zgjidhur siç është reformimi i sistemit gjyqësor. Presidenti i Republikës ka marrë përgjegjësinë kushtetuese dhe qytetare të angazhohem me kontribut konkret në reformimin e sistemit të drejtësisë. Prandaj ju falenderoj të gjithëve ju që jeni të pranishëm, prani e cila për mua do të thotë se kjo reformë do të ketë të gjithë përkushtimin, vëmendjen dhe mbështetjen që ajo meriton. Përkushtimi nga të gjitha institucionet shtetërore i kordinuar me mbështetjen dhe vëmendjen që partnerët ndërkombëtarë kanë fokusuar në sistemin e drejtësisë përbën të vetmen rrugë për kryerjen dhe suksesin e kësaj reforme. Dëshiroj të falenderoj përfaqësuesit nga KE, OSBE,KiE, Komisioni i Venecias, misionet Euralius dhe OBDAT. Gjithashtu përshëndes ndihmën konkrete nga Ministria e Drejtësisë”.Si një nga prioritetet e BE, Nishani tha se reforma në drejtësi më shumë se rekomandim është domosdoshmëri për konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.  Si e tillë, shtoi ai, parimi drejtues i kësaj reforme duhet të jetë ruajtja dhe respektimi i përcaktimeve kushtetuese.“Vendimi i inkurajues i KiE që vendosi marrjen e statusit për Shqipërinë vlerësonte progresin e bërë në disa fusha parësore përfshirë reformën në drejtësi dhe po kështu ripërcaktoi prioritetet ku puna duhet të vijojë me përparësi me qëllim hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Nisur nga fakti i gjithëpranuar se reforma në drejtësi nuk është thjesht një rekomandim por një domosdoshmëri për konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në Shqipëri ju siguroj se kjo tryezë është një nisëm serioze për një reformë serioze. Kjo reformë duhet të jetë terësore, gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt parimeve europiane dhe ndërkombëtare për një gjyqësor efikas, të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm. Parimi drejtues i kësaj reforme duhet të jetë ruajtja dhe respektimi i përcaktimeve kushtetuese. Prioriteti i Kushtetutës është shumë i rëndësishëm për krijimin dhe ruajtjen e strukturës shtetërore”.Presidenti theksoi se pavarësia, paanshmëria dhe efiçensa e sistemit gjyqësor duhet të respektohen nga cilido, qoftë ai shtetar apo qytetar i thjeshtë.“Një reformë reale dhe efiçente duhet të mbajë parasysh faktin se drejtësia është një themel i shtetit të së drejtës, një garanci për funksionimin normal të çdo institucioni dhe një shërbim thelbësor për qytetarët. Pavarësia, paanshmëria, dhe efiçensa e sistemit gjyqësor me gjithë përmirësimet e vazhdueshme të përfituara nga Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen nga cilido, qoftë ai shtetar apo qytetar i thjeshtë. Ndaj me strategjitë tona, procedurat që do ndjekim, me adresimin e problemeve dueht të tregojmë se i përceptojmë dhe trajtojmë këto parime si një shoqëri me aspiratë anëtarësimin në BE. Këtu do të fillonte kthesa, ky do të ishte shërbimi i parë i madh dhe do ti bënim njëkohësisht edhe luftës kundër korrupsionit.Ky do të ishte shërbimi kryesor që do ti bënim funksionimit të shtetit të së drejtës”.Duke theksuar se kjo tryezë synon të hedhë shtyllat kryesore mbi të cilat do të ngjizet reforma në drejtësi, Nishani shpalosi edhe sygjerimet e tij se ku duhet të fokuset reforma.Sugjerimet e NishanitnishaniNë këndvështrimin tim Konferenca gjyqësore Kombëtareqë përfaqëson të tërë komunitetin e gjyqtarëve ka dhe duhet të përmirësojë ushtrimin e atributeve të mbrojtjes dhe promovimit të pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe të kontribuojë në administrimin e paanshëm dhe efikas të gjykatave të Shqipërisë. KLD mund ta adoptojë konkluzionet e studimit nga projekti i binjakëzimit të para pak viteve realizuar me mbështetjen e KE, duke zgjidhur përfundimisht edhe konfliktin e vijueshëm institucional të mbivendosjes së Inpektoriatit të MD me atë të KLD.Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të vlerësimit, pikëzimit përmes detajimit në ligj dhe jo akte administrative do të ishte hap i rëndësishëm në eleminimin e mëtejshëm të subjektivizmit në vendimarrjen e anëtarëve të këtij institucioni. Përcaktimi i kushteve të masave disiplinore, veçanërisht i asaj ekstreme të shkarkimit nga detyra dhe mospërfshirja në këtë proces gjykimi të anëtarëve të KLD që perzantojnë vullnetin e institucioneve politike do të mund të shmangte përfshirjen e interesave ekstrajuridikë në këtë vendimarrje.Gjykata e lartë duhet të përcaktojë praktikën gjyqësore të çdo gjykate të niveleve të tjera të vendit përmes një procesi të unifikimit të këtyre praktivave. Kjo gjykatë duhet të jetë e detyruar të angazhohet vetëm në rastet kur objekti i çështjes gjyqësore përputhet me objektin e punës së kësaj gjykate si gjykatë supreme dhe në asnjë rast tjetër. Kjo do të çonte normalisht natyrën e kësaj gjykate drejt një gjykate karrierë që do duhet ta reflektonte dhe në përbërjen e saj. Infrastruktura e gjykatave duhet të futet në axhendën e prioriteteve investuese.Instalimi i plotë dhe i unifikuar përfundimtar i sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore jo vetëm do të shmangte korrupsionin, por do ti jepte qytetarit transparencën e plotë të procesit. Regjistrimi audio dhe me një hap të mëvonshëm video të procesit do të vinte përpara një përgjegjësie të madhe soleminitetin dhe procedurën e ndjekur nga gjyqtari.Modeli i aplikuar në gjykatat e Korcës dhe Krujës për një drejtësi pa vonesa ëhstë tregues konkret i rezultatit të një reforme reale. KLD dhe MD mund ta kthejnë në një model të unifikuar në të gjithë gjykatat e vendit.Statusi i gjyqtarëve ka një nevojë të menjëhershme për tu përmirësuar dhe përcaktuar drejt. Një pagë më të lartë për gjyqtarin nuk do ta kuronte dot integritetin problematik të gjyqtarit të korruptuar por jam i sigurt se do ta inkurajonte dhe motivonte integritetin e lartë të atij gjyqtari që i duhet sot sistemit tonë të drejtësisë. Një status profesional i caktuar në referim të viteve të shërbimit dhe performancës së prezantuar do të ndihmonte shumë identifikimin e kapaciteteve më të mira në radhën e gjyqtarëve.Problematika e nxehtë e gjyqësorit nxjerr nevojën e reformimit të vetë ligjit që përcakton burimet e furnizimit të gjyqësorit dhe Prokurorisë me kuadro . Deri tani është i kufizuar dhe përcaktuar në mënyrë statike. Grupi i studentëve që vijnë nga shkollat e Perëndimit është një rezervë reformuese dhe me ndikim përshpejtues i këtyre reformave ndaj duhet parë si burim i rëndësishëm kualitativ prej të cilit të çlirohen dhe dalin gjyqtarë dhe prokurorë.Në mungesë të një gjykate për minorenët, nuk është e thënë që ky trajtim specifik të mungojë në gjykatat shqiptare. Sistemi gjyqësor nuk mund të japë efiçensën e kërkuar pa një reformë dhe standard të lartë të aktorëve dhe operatorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë.Rama: Sitemi i drejtësisë kancer shoqëror, emergjent adresimi i problemevePër kryeministrin, Edi Rama, sistemi i drejtësisë është një problem kombëtar me të cilën nuk mund të pretendohet të bëhemi pjesë e familjes europiane.Sipas Ramës 90% e shqiptarëve besojnë se drejtësia nuk funksionon, andaj është emergjente të përmbyset ky grafik dhe të kthehet besimi të shqiptarët.rama“Janë afro 90% e shqiptarëve që përgjithësisht janë shumë herë të përafruar në qasje të cështjeve të tjera dhe të ndarë qartë në cështje të ndryshe dhe besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe se sistemi nuk funksionon. Janë 90% e shqiptarëve që thonë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar dhe se për të fituar një gjyq nuk është sesa ke të drejtë, por sa para ke për të paguar.Janë mbi 90% e shqiptarëve që thonë se duhet një operacion rrënjësor për sistemin e drejtësisë dhe praktikisht për crrënjosjen e kancerit që e ka mbërthyer sistemin e drejtësisë. Dhe nuk e teproj kur them se janë 100% të partnerevë ndërkombëtarë që nuk besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe që besojne se në Shqipëri drejtësia është e korruptuar.Dhe nuk kam më të voglin dyshim se është e rrallë sot që një vend në mes të Europës që sa herë komentohet nga partnerët nga opinionistë, komentohet si një vend më drejtësi thellësisht të korruptuar. Nuk gaboj kur them se ata që na shohin këtu të mbledhur ne njerëz të drejtësisë, na shohin më shumë si pjesë të problemit se e pjesë të zgjidhjes.Flas për publikun e gjerë që do doja shumë sot të merrnin mesazhin që ka një ambicie e vullnet të përbashkët që kalon të gjitha dallimet politike mes nesh për të operuar në këtë sistem kanceroz. Por kam frikë se e kundërta është e vërtetë”.Rama nuk ka nguruar të falenderojë Presidentin për këtë nismë që mblodhi bashkë aktorët e politikës.“Ne erdhëm me shumë kënaqësi dhe vullnet të plotë me këtë frymë të realizuar nga Presidenti i Republikës madje duke shtyrë në kohë konferencën ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi që po përgatisim në koordinim nga ana e Komisionit të Ligjeve pikërisht se besuam dhe besojmë se rruga më e mirë për të hapur këtë proces është rruga që kemi ndërmarrë këtu. Falënderoj presidentin për këtë nismë që një ide fillestare e tij për të mbledhur për drejtësinë, e konsultoi me kryetarin e Kuvendit ku e thelloi më shumë se kaq që njerëzit e politikës dhe drejtësisë të mblidhen së bashku dhe së bashku të diskutojmë problematikën”.Qeveria ka propozimet e saj për ti adresuar problemet e sistemit në 360 gradë, tha Kryeministri. Por reforma në drejtësi, shtoi ai, është një temë ku politika të krijojnë kushtet ku të gjithë të shprehen dhe të dëshmojnë dhe këtu vlerësoi edhe ekspertizën ndërkombëtare.“Ne nuk mund të tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën, për të adresuar një problem të madh kombëtar, përpjekja vitet e fundit është një përpjekje në drejtime të ndryshme, nga njëra anë, përpjekja për të adresuar me emergjencë të madhe problemin e rëndë të sistemit të drejtësisë, dhe nga ana tjetër për të thelluar këtë adresim në emër të kushtetutës, ligjit, por s’ka më keq se kur kthehen në nocione penguese për atë që në fakt është problemi themelor që kemi sot.Dua ta shfrytëzoj këtë rast, nuk jemi vetëm në këtë ushtri të vështirë por të domosdoshëm për t’ia dalë mbanë se kemi dhe asistencën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar dhe posacërisht të ke përmes një ekspertize shumë të kualifikuar që është një eksperiencë e vendeve që dolën nga sistemi komunist dhe iu nënshtruan reformave në sistemin e drejtësisë.Kemi dhe idetë tona për këtë reformë, kemi propozimet tona për ti adresuar problemet e sistemit në 360 gradë, por kjo në radhë të parë, është një temë ku politika të krijojnë kushtet ku të gjithë të shprehen dhe të dëshmojnë. Të krijohen kushtet ku gjykatësit, prokurorët, noterët të mund të shprehen. Por edhe ekspertiza ndërkombëtare është një ndihmë që të çojmë procesin në rrugën e duhur me kurajo”.Meta përshëndet pjesmarrjen e opozitës: Për reformën do ndiqen rekomandimet e KEPër Ilir Metën në cilësinë e kreu të Kuvendit, tryeza e sotme është një hap i rëndësishëm për thyerjen e bojkotit të opozitës.meta“Përshëndes pjesëmarrjen e opozitës në tryezën e thirrur nga presidenti për reformën në drejtësi, duke shpresuar që ky të jetë hapi i parë në rikthimin e saj në jetën parlamentare”.Kreu i Kuvendit theksoi se reforma në drejtësi kërkon konsensus. Sipas tij rekomandimet e KE do të jenë udhërrëfyes i këtij procesi.“Kam besimin e thellë se pavarësisht ndarjeve politike, ndajmë mendimin e përbashkët se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri. Një sistem i tille siç raportohet dhe perceptohet se funksionon në vendin tonë duhet të ndryshojë. Diskutimi i sotëm do të jetë një kontribut i dobishëm në ndryshimin e kësaj situate.Rekomandimet e KE lidhur me reformën në drejtësi do të jenë udhërrëfyes i këtij procesi. Reforma në drejtësi do të rrisë besimin e qytetarëve tek sistemi dhe demokracia, do të ndihmojë ekonominë dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendit” .Basha: Model europian për reformën në drejtësi, jo shteg dhishShefi i opozitës, Lulzim Basha, në hyrje të fjalës së tij ka shpjeguar dhe praninë e tij në tryezë, por nuk ka hezituar ta thotë troç: “Politika të mbajë duart larg nga drejtësia”.basha“Jemi sot për të konfirmuar vullnetin tonë. Opozita e sotme ndryshe nga e djeshmja mbështet reformën në drejtësi. Vimë në këtë tryezë me një vizion dhe platformë që ekspertët tanë do ta laborojnë në panelet pas kësaj tryezë.Ne mbështesim një vizion, modelin europian për drejtësinë. Një reformën që bazohet në dy shtylla, reformimin e sistemit për të luftuar korrupsionin që duhet të bëhet nga vetë sistemi dhe jo qeveria. E thënë troç qeveria duhet të mbajë duart larg nga gjyqësori. Kapja politike e gjyqësorit ëhstë burimi më i keq i deformimit të gjyqësorit dhe korrupsionit në drejtësi.Së dyti konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit nga politika dhe pushteti ekzekutiv, përmes forcimit të organeve vetëqeverisëse dhe rritjes së rolit të tyre në përgjegjshmërinë, transparencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit para ligjit, Kushtetutës, qytetarëve dhe askujt tjetër. Modeli europian bën të mundur efeiçencën e sistemit të drejtësisë pa bërë kurban pavarësinë. Pa lejuar që reforma të kthehet në alibi për ta futur drejtësinë në shtojcë të pushtetit”.Modeli europian që kërkon opozita, e që Basha thotë se kanë gati platformën, kërkon një proces transparent, gjithëpërfshirës, ekspertizë europiane dhe konsensus. Për realizimin e këtij projekti, Basha problemin e sheh tek qeveria.“A mund të ketë model europian të drejtësisë kur qeveria dhe shumica shkelin ligj dhe Kushtetutë për të miratuar natën pa anjë konsultim dhe kundër thirrjes së partnerëve ndërkombëtarë paketa ligjore të personalizuara që synojnë kapjen dhe nënshtrimin. Si në rastin e paketës së 31 korrikut ku tentohet kapja e KLD, shkollës së magjistraturës dhe gjykatave administrative me një goditje.Dhe ku shansi që u paraqit nga Presidenti për të reflektuar mbi shkeljet u hodh poshtë me arrogancë partizane. Opozita po e ndjek këtë çështje. Kur parnerët i kërkuan shumicës të priste arrdhjen e ekspertëve europianë thanë jemi në emergjencë. Erdhën ekspertët dhe e vetmja emergjencë është shkarkimi i anëtarëve të KLD. Komunikimi i shumicës për këtë reformë është reduktuar në një anatemim jakobinez i gjyqësorit në bllok në një përpjekje për të denigruar të gjithë gjyqtarët, premisë për tu hedhur lakun e nënshtrimit politik”.Qeverisë i mungon një platformë e qartë dhe vizion për këtë reformë sipas Bashës. Sipas tij modeli europian kërkon autostradë europiane të vendimarrjes, jo korsi emergjencë në mes të natës, aq më pak shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë.“Populizimi nuk është zgjidhje, reforma kërkon vizion dhe platformë. Kjo shumicë ka kaluar vitin dhe deri tani nuk ka prezantuar asnjë vizion, asnjë platformë. Duhet një proces transparent, gjithëpërfshirës, ekspertizë europiane dhe me konsensus. Dhe mbi të gjitha transparencë.Modeli europian kërkon një autostradë europiane të vendimarrjes jo korsi emergjencë në mes të natës, aq më pak shteg dhish nën pishtarin e çobanit që i prin kopesë. Të mos ndodhë ajo që nuk ka ndodhur në 23 vite, ku ekspertëve europianë iu fshehën draftet e paketës verore.Të gjitha propozimet duhet të përgatiten para qytetarëve dhe partnerëve.Procesi kërkon gjithëpërfshirje, jo vetëm të aktorëve politikë. E përmendi Presidenti, Kryetari i Kuvendit, duket se dhe kreu i ekzekutivit ka reflektuar në këtë çështje ndaj nuk po zgjatem”.Mësohet se kundërshtarët politikë, Rama dhe Basha dhe  nuk janë takuar para se të niste tryeza.BE- OSBE e SHBA në një zë për reformën në drejtësi: Mos e politizoniBashkimi Europian, OSBE dhe SHBA i bëjnë apel politikës shqiptare të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit për reformën në drejtësi.nderkombetaret per drejtesinePërfaqësuesit ndërkombëtar thanë se partitë duhet të punojnë  në interes të vendit. Gjithsesi ata kërkuan që edhe shoqëria civile të bëhet pjesë e debatit për reformën.Drejtori i Zgjerimit në KE, Jean Eric Paquet:  “Reforma e thellë gjyqësore është sfida më kryesore. Është thelbësore të modelohet sundimi I lijit dhe të kemi transparencë. Të gjendet balanca e duhur ndërmjet llogaridhënies e pavarësisë së gjyqësorit. Kjo nuk mund të arrihet në kushte konfrontuese. Unë ju bëj thirrje të lini interesat e ngushta dhe të bashkëveproni në mënyrë të përbashkët siç po bëni në këtë proces. KE do të vazhdojë të punë me të gjithë ju e të gjithë palët që kjo reformë të jetë e suksesshme”Lidershipi kombëtar i mbledhur sot këtu është ilustrim i përsosur i pikës së parë që doja të theksoja, e kam fjalën për domosdoshmërinë e vullnetit politik në nivelet më të larta për ta bërë këtë reformë realitet.” Ambasadori i OSBE-se Florian Raunig: “Ky vullnet politik duhet të shprehet përmes angazhimit për një proces gjithëpërfshirës reformimi – gjithëpërfshirës për nga natyradheobjekti i tij. Të gjithë aktorët, vendas dhe ndërkombëtarë, duhet të përfshihen në konsultime. Ne luajmë të gjithë me të njëjtin ekip – por dua të theksoj se kjo nuk është një garë sportive. Reforma në drejtësi nuk është forum rivaliteti. Gjithkush sjell një perspektivë unike dhe një kontribut unik. Kjo nuk do të thotë se çdo institucion duhet të punojë i izoluar nga të tjerët. Është e nevojshme të ketë role dhe përgjegjësi të qarta sipas një plani të miratuar për menaxhimin e reformës, në mënyrë që të gjithë aktorët e përfshirë të mund të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.”Henry Jardin si përfaqësues i SHBA-ve: Interesat e ngushta politike të disave nuk duhet të shërbejnë për të bllokuar apo shtrembëruar përpjekjet për të arritur reformën e nevojshme gjyqësore që do të ishte në të mirën e të gjithë vendit. E kuptoj se në një aktivitet një ditor nuk mund të hartohet një plan I rëndësishëm për një proces të plotë të reformës gjyqësore, por shpresoj që nga ky aktivitet të vihen në dukje disa parime bazë: Udhërrëfyesi i BE-së të shërbejë si drejtuesi kryesor, të merret mendimi i komisionit të Venecias, të kryhen konsultimet me të gjithë aktorët përkatës dhe procesi të kryhet në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe të mos politizohet. Më shumë: VIDEOLAJM/Basha bën për “ujë të ftohtë” Ramën: Reforma në drejtësi, jo kope dhishFOTOLAJM/ Tryeza e drejtësisë e parë nga sytë e truprojes së Ramës [caption id="attachment_394214" align="alignnone" width="1000"]truproja e rames Ne foto: Truproja e Edi Rames duke ndjekur tryezen e reformes ne drejtesi, 6 tetor 2014[/caption]