Pengu amerikan në duart e IS, Peter Kasing është konvertuar në mysliman

Edhe pse pretendojnë se vrasin vetëm të pafetë, siç i quajnë ata jo muslimanët sunitë, pengu i radhës që militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë të vrasin është i tillë.26-vjeçari, Piter Kasig, i cili ka punuar si mjek vullnetar në Siri, është në rrezik për jetën edhe pse është konvertuar në fenë myslimane dhe mban emrin Abdul-rahman Kasig.Të dielën, prindërit e tij kanë publikuar disa fotografi të djalit të tyre, së bashku me një letër të dërguar prej tij, ku u thotë që ka frikë nga vdekja, por është në paqe me veten dhe besimin e tij.Fotot tregojnë çaste nga koha kur punonte në Siri në vitin 2013, ndërsa peshkon me të atin në lumin Ohajo në jug të shtetit të Indianas në vitin 2011, si dhe teksa qendronte në krahët e së ëmës gjatë një pikniku familjar në vitin 2000.Prindërit e tij u shprehën të mallëngjyer nga mbështetja që kanë marrë prej njerëzve që e quajtën djalin e tyre hero për punën humanitare që ka bërë në Lindjen e Mesme."Na kanë bërë edhe shumë pyetje për konvertimin e djalit tonë në fenë islame", thanë ata, duke theksuar se kjo ka ndodhur para se të merrej peng, rreth periudhës tetor-dhjetor 2013.Duke cituar fjali nga letra e djalit të tyre, ata thanë se ai i merr shumë seriozisht praktikat fetare, pasi falet pesë herë në ditë."Këtë e shohim si pjesë të udhëtimit shpirtëror të djalit tonë", thonë ata.Në një paragraf tjetër të letrës së publikuar, Kasig falenderon prindërit e tij dhe u thotë se me siguri nuk e kanë pasur të lehta ta rrisin."Sigurisht që kam shumë frikë nga vdekja, por pjesa më e vështirë është të mos dish fatin që të pret", shkruan ai."Nëse vdes, të paktën unë dhe ju mund të ngushëllohemi me faktin se u largova nga kjo botë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe lehtësuar dhembjen e tyre".Kasig është marrë me punë humanitare si pjesë e një organizate të themeluar në vitin 2012 që merrej me përkujdesjen ndaj refugjatëve të luftës në Siri.Ai ka shërbyer edhe në ushtrinë amerikanë në Irak në periudhën prill-korrik 2007. Pasi u largua nga ushtria, Kasig punoi si mjek ndihmës së shpejtë dhe shkoi në Liban, duke punuar si vullnetar duke u kujdesur për refugjatë palestinezë dhe sirianë.