Gara për Guvernatorin e ri të BSH, Presidenca mbyll aplikimet
Tiranë- Mbyllet gara e hapur nga Presidenca për zgjedhjen e guvernatorit te ri te Bankes Qendrore. Mesnatën e së dielës ka skaduar dhe afati i lënë në dispozicion nga Kreu i Shtetit për aplikantët.Me 19 shtator, vetëm një ditë pas shkarkimit në Parlament i Adrian Fullanit nga posti i Guvernatorit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, Presidenti i Republikes Bujar Nishani shpalli vakant postin në krye të Bankës së Shqipërisë dhe paralelisht fillimin e procedurave për emërimin e guvernatorit të ri.Të njëjtën procedure te hapjes se aplikimit ne adrese interneti per te gjithe te interesuarit per anetar te Keshillit Mbikëqyres qe ndoqi kryeministri Edi Rama, ndoqi edhe Presidenti per zgjedhjen e guvernatorit te ri te Bankes Qendrore.Përkundër bindjes së kreut te qeverise Rama se ne krye te Bankes do te ishte me i frytshem nje guvernator i huaj, njoftimi i Presidences specifikonte aplikimin e hapur per çdo shtetas shqiptar brenda dhe jashte vendit qe permbush kriteret ligjore.Për 2 javë me radhë, ne adresen [email protected],të gjithë të interesuarit për postin e Guvernatorit kanë pasur mundësinë të dergojne dokumentet e skanuara.Ndërkohë me një javë më parë, me 30 shtator përfundoi afati i lënë nga Kryeministri lidhur me aplikimet për bordin drejtues të BSH-së.Mbetet për t’u parë nëse Nishani dhe Rama do të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë çështje, pasi edhe propozimi i Nishanit, do të duhet të marrë votëbesimin në parlament.