Fier, i papërballueshëm çmimi i një apartamenti, normat e interesit në stratosferë
Fier - Qarku i Fierit do të ngelet problem në shitjen e apartamenteve edhe për një 5 vjeçar.Kështu e analizon situatën kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Shezai Çobo teksa tregon se pavarësisht ardhjes së emigrantëve, shitjet ishin më të ulta se një vit më parë. Ai shpjegon se normat e interesit për të marr kredi janë të papërballueshme.Duke u ndalur në blerjen e apartamenteve nga Enti Kombëtar i Banesave për të pastrehët, kreu i industrisë tha se janë thjesht fjalë që me shumë gjasa do mbesin në këtë nivel.Një apartament në Fier kushton rreth 380 euro/m2, dhe tendenca qëndron drejt rritjes së çmimit jo vetëm për të mbuluar koston e ndërtimit por edhe për të nxjerrë fitimin e bizneseve për periudhën e pashitur të apartamenteve./nzh/oranews online/