Vlorë, aksion për prerjen e drurëve të rrallë, pyjorja: Sekuestrohen dhjetëra metër kub ilqe
Vlorë - Rreth 8 metra kub dru të rrallë e të prerë u gjetën në fshatin Kuç të Vlorës nga një aksion blic i drejtorisë së pyjores. Aksioni që është në vijimësi është shtrirë në zonat ku ka drurë të rralle dhe informacionet në rrugë operative ishin që banorë të fshatrave i prisnin pa e ditur rëndësinë e tyre.Kreu i Pyjores Vlorë, Mario Kalos, theksoi se dhe me porosi të Ministrit të Mjedisit, grupet e punës janë shtrirë në të gjithë zonën dhe aty ku do të konstatohen shkelje, do të vihen gjoba, apo ndalohen kundravajtësit e ligjit.[caption id="attachment_394064" align="aligncenter" width="655"]
Ne foto ilqet e prera ne fshatin Kuç te Vlores[/caption]Këto foto janë siguruar në Kuç të Vlorës, ku jo vetëm në qendër të fshatit por dhe në shtëpitë apo lokalet e fshatit, u gjendën të depozituara dhe stivosura dru ilqe, të cilat mbrohen me ligj dhe janë të ndaluara të priten.Aksioni për evidentimin e drurëve të prerë vazhdon me kontrollet e fshatrave, ku banorët nuk janë të vetdijshëm se prerja e një druri të rrallë si Ilqi mund t`u kushtojë dhe burgun./nzh/oranews online/