Nesho: Rama në Beograd, me kujdes, serbët ia shtynë 2 herë vizitën që ta kenë në avantazh

Tiranë – Diplomati i njohur Agim Nesho, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, gjykon se vizita që do të bëjë më 22 tetor në Serbi, Kryeministri Rama, është e rëndësishme jo për simbolikën e saj, por për substancën që do të bëhet, për rezultatin që do të arrijë.Gjatë një interviste për “Ora News” me gazetarin Patrik Sadrikaj, Nesho vuri në dukje se politika e jashtme serbe është mjaft e zhdërvjelltë, ndaj dhe duhet pasur kujdes, pasi Serbia pas ndryshimeve historike kërkon të mbajë rolin e saj udhëheqës në Ballkan, ndërsa faktori shqiptar tani duhet të ketë një rol krejt tjetër. Shtyrja dy herë e vizitës së Ramës nga Serbia, - vuri në dukje Nesho, - "tregon që ata duan ta menaxhojnë dhe ta kenë në avantazhin e tyre dhe në interesin e diplomacisë."[caption id="attachment_393979" align="aligncenter" width="411"]agim nesho patrik sadikaj Ne foto diplomati Agim Nesho dhe gazetari Patrik Sadikaj[/caption]Ja si u shpreh diplomati Agim Nesho gjatë intervistës së tij:“Do doja të mos ishte vetëm një vizitë simbolike për arsyen se ne tërhiqemi shumë pas faktit të aparancës, të vizitave, të hyrje-daljeve për të treguar që kemi pasur arritje në diplomaci, por të jetë një vizitë efektive që ka shumë rëndësi në bashkëpunimin rajonal të Shqipërisë, uljen e tensioneve, zhvillimet në të ardhmen dhe integrimin sëbashku të rajonit drejt BE.Vizita në Serbi përbënte nga një pikat e politikës së jashtme, ashtu siç ishte edhe politika drejt Turqisë, që u parashtrua nga mazhoranca që në fillim të mandatit të saj. Sigurisht që Serbia ka një politikë të jashtme të zhdërvjellë, në vetë vonesën që i bëri kësaj vizite, po të kemi parasysh që vetë Ministri i Jashtëm shqiptar që vitin e kaluar, në dhjetor, tha që do të kryhet vizita, pastaj u shty në shkurt, pastaj për arsyen e zgjedhjeve erdhi ftesa nga Serbia, tregon që ata duan ta menaxhojnë dhe ta kenë në avantazhin e tyre dhe në interesin e diplomacisë.Në këtë kuptim ne duhet të jemi më të kujdesshëm. E them këtë për shumë gjëra. Vetë vizita është një akt për t’u përshëndetur sepse Shqipëria kryen një hap të emancipuar drejt një fqinji, që me të ka pasur probleme historike, sidomos për çështje nacionale.Nga ana tjetër, vizita nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete, por çfarë rezultatesh duhet të arrijmë. Psh. Serbia e ka të qartë që pas ndryshimeve historike që u bënë në Ballkan, shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kërkon të mbajë rolin e saj udhëheqës në Ballkan si një fuqi që ka mbetur akoma dhe që mund të drejtojë proceset e zhvillimeve rajonale në Ballkan.Për këtë një politikë aktive, nuk dua të them për më shumë, por vetë kohët e fundit ka zhvilluar intensive në të gjithë Ballkanin, duke përfshirë këtu edhe takimin e fundit në Nju Jork ndërmjet tre Ministrave të Jashtëm, si Bosnjë Hercegovina, Turqia dhe Serbia për zhvillimin rajonal. Gjithashku ka marrë të tjera inisiativa, siç do të jetë takimi ndërmjet Shqipërisë e Serbisë me ndërmjetësinë e Italisë. Dmth këtë avantazh kërkon ta materializojë sa më shpejt për qëllimet e saj ekonomike e politike. Në këtë kuptim Shqipëria duhet të jetë e përgatitur, sepse faktori shqiptar në këtë fillim shekulli duhet të ketë një rol tjetër dhe politika shqiptare duhet të jetë më aktive jo vetëm në takimet dhe realzimin e tyre, por edhe në atë çfarë duhet të arrijë. Pra, kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme në substancën që bëhet.”armanda shtembari/Oranews.tv