Rihanna krijon linjën e saj të veshjeve “River Island”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 16:45
Rihanna është njëra ndër artistet më me stil në botën e të famshmëve dhe ishte vetëm çështje kohe, derisa ajo të vendoste të dizajnonte koleksionin e saj personal.Këngëtarja seksi, u ka falur një insertë të shkurtër fansave të saj, nga prapaskena e punimeve për koleksionin e saj të ri “River Island”."Kam dashur të krijojë linjën time të modës qëpërpara shumë kohësh. Këtë gjë kam dashur ta bëjë që kur fillova ta dua modën. Çdo herë që un kam parë diçka kisha një ide se si ta ndryshoja atë gjë dhe erdha në përfundim se mënyra e vetme që ta bëjë këtë gjë ishte të filloja të dizajnoja gjëra perfekte për mua, ka thënë Rihanna në këtë video.