Justin Timberlake, bashkëpunon me Tom Fordin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 16:20
Justin Timberlake është duke bashkëpunuar me stilistin e tij të preferuar, Tom Ford, për të krijuar një koleksion të ri të kostumeve. Për këtë koleksion ai është inspiruar nga albumi i tij "The 20/20 Experience", raporton sot Orange.com.Këngëtari është duke krijuar një linjë të këmishave, kravatave dhe këpucëve me ish - stilistin e Guccit. Kjo linjë do të publikohet në muajin Mars.Rrobat e dizenjuara do të shfaqen nëpër videot promovuese të albumit të ri.Ford punoi me Timberlake në videon e këngës së tij të fundit "Suit & Tie".Kjo nuk është hera e parë që punojnë me njëri-tjetrin, pasi Ford dizenjoi kostumin e martesës për Timberlaken.