Babai i Adeles, i kërkon falje publike

Babai i Adeles, i cili e kishte braktisur atë, ka kërkuar faljen nga ylli i muzikës soul dhe që ta lejojë atë të bëhet "gjysh".Babai i fitueses së çmimeve "Grammy", Mark Evans, ishte ndarë nga nëna e Adeles, kur ylli ishte vetëm tre vjeç, por tani po tenton që të pajtohet me këngëtaren. Kur ai mësoi se Adele ishte shtatzënë gjatë vitit të kaluar, ka folur publikisht duke kërkuar që të krijojë kontakt me vajzën e tij.Evans, insiston se dëshiron të shohë vetëm nipin e tij që kishte lindur, që sipas disa thashethemeve është thënë se e ka emrin Angelo James, por gjyshi i tij insiston se tentimet për të rënë në kontakt me Adelen kanë ngecur."I kam lënë mesazhe në telefonin e saj. I kam shkruar asaj edhe për ditëlindje dhe Krishtlindje, por duket se jam i vdekur për të. Nuk jam i interesuar për paratë e saj, dua vetëm të kthejw bijën time dhe dua të jem gjyshi për beben e vogël të saj", ka thënë ai."Jo vetëm se kam dëgjuar se do të bëhem gjysh për herë të parë, por kam zbuluar se djali i saj quhet Angelo James. Shpresoj që të vendos diku edhe emrin e babait tim, John, por duket se nuk do të jetë ashtu".Në një intervistë të publikuar në revistën "Vogue", gjatë vitit të kaluar ajo kishte thënë se ishte shumë e zemëruar me babanë e saj për paraqitjet publike.