Angela Martini, prezanton kalendarin seksi për 2013

Nëse shumë prej jush mendoni se Angela Martini  është një nga femrat më perfekte shqiptare, gaboheni! Angela, nuk e pëlqen pamjen e saj dhe sigurisht që ka vendosur t'i bëjë një korrektim fytyrës për një pamje akoma më tërheqëse dhe seksi.Ka pak kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë disa imazhe, të cilat i ka publikuar vetë Angela. Në këto imazhe shihet me buzë të fryra dhe me një ndryshim drastik të formave të tyre. Edhe një herë supermodelja e njohur do të përflitet shumë për ndërhyrjen kirurgjikale të cilën e ka realizuar gjatë qëndrimit në Zvicër.Me këtë rast, Angela Martini së bashku me fotografin e njohur Fadil Berisha do të prezantojnë edhe kalendarin e ri për vitin 2013 me një fotosesion shumë seksi që e ka realizuar në Shqipëri.