Ashton Kutcher përfundon në spital

Ashton Kutcher u përzgjodh si aktori që do të personifikojë Steve Jobs, në filmin "jOBS", kushtuar gjeniut të Apple që revolucionarizoi teknologjinë e komunikimit.Përveç përafrimit në ngjasimin e tipareve dhe thellimit të njohurive mbi jetën e Steve, aktori hollivudian ka kërkuar të "hyjë" në jetën e personazhit të tij edhe me dietën me fruta, që ish-numri një i Apple respektonte rigorozisht.Por dy ditë nga kjo, Kutcher u shtrua me urgjencë në spital pas shqetësimeve të forta që ndjeu në pankreas. Pas analizave të mjekëve, këta të fundit thanë se kishte një çbalancim të jashtëzakonshëm të niveleve të pankreasit.Ata i kërkuan Kutcher të hiqte dorë nga kjo dietë, ndërsa vetë aktori pasi njoftoi të gjithë fansat e tij në Twtter se ishte mirë, paralajmëroi ata të qëndrojnë larg dietës me fruta duke e cilësuar atë si mjaft të rrezikshme.Dieta me fruta konsiderohet si më ekstremja e dietave të vegjetarianëve që refuzojnë mishin apo çdo produkt tjetër me bazë të tij.Steve Jobs ndërroi jetë më 5 Tetor të vitit 2011, pas betejës së humbur me kancerin në pankreas. Ai do të mbahet mend për risitë e sjella me Apple, si iPhone, iPad, iPod etj.