Sarah Jessica Parker: Ja kush është sekreti i martesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 17:59
Sarah Jessica Parker, aktorja e njohur e serialit "Sex and the city", e cila prej 16 vjetësh është në martesë të lumtur, tregoi se ku fshihet sekreti i lumturisë së saj.Ajo tha që çdo ditë i lejon vetes 20 minuta nga koha e sajw, të mendojë për bashkëshortin gjëra nga më të këqijat.Parker pohon se vetes ia lejon edhe që t'i ketë gjatë ditës disa minuta me zemërim, të cilin në tërësi e drejton në kah të bashkëshortit të saj , Matthew Broderick."Mendoj që kjo është e shëndetshme dhe shumë reale", deklaroi ajo në një intervistë."Mua kjo metodë më ka rezultuar e suksesshme, dhe ka bërë të mundur që martesa jonë të jetë prej 16 vitesh e lumtur, ua rekomandoj të gjitha femrave." Ka shtuar Parker.