Rita Ora nis turneun në Britaninë e Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 17:45
Rita Ora ka nisur turin e saj të koncerteve në Britaninë e Madhe, me titull “How We Do" në Manchester të Anglisë, të hënën në mbrëmje.Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u paraqit në skenë me një veshje që e bënte të ngjante me një superheroinë të filmave fantastiko-shkencorë, transmeton TCH.Rita Ora këndoi para publikut të shumtë në numër hitet e saj më të njohura si Radioactive, Hot Right Now, Shine Your Light dhe Hello Hi Goodbye.