Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pritet të martohen në Maj

Edhe pse ishte supozuar se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë martuar gjatë Krishtlindjeve në Karaibe, aktori i njohur i ka lutur të gjithë miqtë e tij që një javë pas përfundimit të Festivalit të Filmit në Kanë, të jenë të lirë për të marrë pjesë në dasmën e tyre. Në prill të vitit të kaluar ata janë fejuar, mediat deri tani së paku shtatë herë i ka  martuar ata, ndërsa supozimet më të reja flasin se martesa do të ndodh në fund të Majit.Në të vërtetë, Brad-i i ka lutur të gjithë miqtë e tij dhe të Angelina-s që një javë pas përfundimit të këtij festivali, ta marrin pushim, sepse pikërisht në këtë kohë planifikojnë martesën e tyre luksoze. Brad do të jetë në Kanë për të promovuar filmin e ri "World War Z", ndërsa Angelina dhe fëmijët do t'i bëjnë shoqëri, ndërsa ka supozime se martesa do të mund të zhvillohet në kështjellën e tyre Miraval në Jug të Francës.