Beyonce promovon parfumin e ri

Beyonce është me të vërtetë një “Wonder Women”.Edhe pse plot angazhime, ajo ka gjetur kohën e duhur për të hedhur në treg një parfum të ri.Pasi është kritikuar nga mediat për këndimin playback në ceremoninë e betimit të Obama-s, Beyonce ka bërë që sërish të gjithë të flasin për të, tashmë për mirë. Ajo ka promovuar parfumin e saj të pestë të quajtur "Pulse NYC".Është pikërisht para, Empire State Building në New York ku ajo pozon me një fustan plot pasqyra. Në fund të videos ajo thotë: "Ashtu siç mund ta shihni, parfumi ka ngjyrën time të preferuar. Pyes veten cila është?!" Sigurisht bluja ashtu si emri i vajzës, Blue Iv.