Rihanna konfirmon lidhjen me Chris Brown
Më në fund e ka konfirmuar me gojën e saj: Rihanna është lidhur sërish me Chris Brown.Këngëtarja e hitit, “Diamonds” foli hapur mbi marrëdhënien e saj, pas disa muajsh spekulime."Kam vendosur se ishte më e rëndësishme për mua që të isha e lumtur", ka thënë Rihanna në një intervistë për “Rolling Stone”.Gjatë kësaj interviste, ajo ka pranuar se nga jashtë mund të mos duket si zgjedhja më e mirë, por nga ana tjetër nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodh për çiftin kur mbyllen brenda katër mureve."Le të mendojnë çfarë të duan. Edhe nëse është gabim, është gabimi im. Pasi kam vuajtur për shumë vite, duke qenë e zemëruar, unë do të jetoj vetë të vërtetën time, për të marrë atë që ndiej se e meritoj. Vetëm unë di sesi e trajtoj veten" është shprehur këngëtarja.Gjithashtu, Rihanna ka shprehur besimin që, si ajo, ashtu edhe Chris janë rritur e kanë ndryshuar si çift me kalimin e viteve që prej asaj që ndodhi në 2009-n me rrahjen nga partneri i saj, të cilin duket se tashmë e ka falur.