Stacy, një pengesë për George Clooney
George Clooney dhe e dashura e tij Stacy Keibler, së shpejti do të shkojnë rrugëve të ndara, tregon një raport i ri.Disa burime i kanë thënë revistës "In Touch Weekly", se fundi, është shumë afër për çiftin, i cili është së bashku që nga Gushti i vitit 2011. "Georg-it i ka pëlqyer Stacy për faktin se ajo nuk ishte e interesuar për famën.Por tani që bukuroshja është afër personaliteteve të rangut A, ajo është përkëdhelur dhe i është rritur mendja. Dhe kjo po e pengon George-in, i cili dëshiron një të dashur të një niveli më të ulët", ka thënë një burim. "Asaj i pëlqen të argëtohet dhe George është duke punuar më shumë se kurrë më parë. George, është më i përkushtuar ndaj karrierës së tij se sa lidhjes së dashurisë. Ai muajve në vijim do të jetë jashtëzakonisht i zënë me projekte të shumta, kështu që Stacy është një pengesë për të dhe për këtë arsye do ta heq qafe", ka deklaruar burimi në fjalë.