Bruno Marsi i dedikon këngë Rita Orës

Pak kohë më parë këngëtarja me orgjinë kosovare, Rita Ora, është shprehur vetë për mardhënien e saj me muzikantin, Bruno Mars.Ajo ka pranuar se të dy kanë pasur një histori dashurie, dhe kjo histori ka dalë në dritë pasi ka përfunduar.Sipas saj lidhja e tyre nuk mundi të vijonte për shkak të angazhimeve  të tyre artistike.Por edhe pse gjithcka thuhet se ka përfunduar, papritur Rita publikon një status në faqen e Bruno Marsit, në të cilin të lë të kuptosh se Bruno i ka dedikuar një këngë Ritës.Bruno Mars, ka publikuar albumin e tij më të ri, ku gjendet një baladë me titull, "When i was your man", këngë e cila flet për një dashuri të humbur.Në këtë këngë janë disa vargje  ku thuhet "Gjithçka çfarë ajo dëshironte të bënte ishte të vallëzonte", fjalë të cilat Rita ia ka postuar Brunos dhe me pas ka shtuar, "Nuk kam kërkuar shumë"Këto komenta na bëjnë të dyshojmë se Rita ka lënë mbresa te Bruno dhe kjo këngë është një dedikim për të.