Elton John dhe David Furnish, prezantojnë djalin e dytë
Këngëtari, Sir Elton John, ka prezantuar para botës djalin e tij të dytë me një fotografi familjare.Ylli i këngës, "The Rocket Man" dhe partneri i tij David Furnish, janë bërë baballarë përsëri gjatë këtij muaji kur një nënë lindi djalin e tyre, Elijah Joseph Daniel Furnish-John.Baballarët krenarë tani kanë pozuar duke prezantuar edhe anëtarin e ri të familjes. Në fotografi, Elton mban në krah djalin Elijah, kurse Furnish mban djalin e tyre dyvjeçar..Ylli veteran ka treguar për revistën "People" :"Kemi tentuar që të krijojmë një atmosferë të relaksuar. Ne ishim shumë të lumtur për lindjen e Elijahs, siç ishim edhe për Zacharyn por ishim më pak nervoz", ka thënë Elton John."Mund të them se po ndihemi më të sigurt për aftësitë tona prindërore, tani nuk po frikësohemi shumë siç ishim në herën e parë!", ka thënë Furnish.Çifti ka refuzuar që të identifikonte nënën e cila i lindi dy fëmijët e tyre, mirëpo Elton insiston se ajo është shumë e dashur."Ajo është e mrekullueshme, e sjellshme dhe grua shumë e dashur, ajo është pjesë e familjes sonë", ka thënë ai."Ne shpresojmë që Zachary dhe Elijah të kenë shëndet dhe të jenë të lumtur. Ata gjithmonë do të kenë mundësi që të mbështeten tek ne për gjithë dashurinë dhe përkrahjen dhe ne shpresojmë që ata të rriten dhe të jetojnë jetën e tyre dhe të jenë siç dëshirojnë të jenë, jo siç dëshirojmë ne".