“Vjedhin” babanë e vdekur për ta ringjallur

U ka vdekur babai, por dy djemtë e tij nuk kanë dashur ta pranojnë këtë si një humbje. Madje mendonin se përmes një riti të posaçëm fetar, ata do të mund ta risillnin atë sërish në jetë.E për këtë arsye, kanë vendosur ta nxjerrin trupin e tij natën nga varri dhe ta ruajnë në një frigorifer, në pritje të momentit të duhur për t’i kryer ritin që sipas tyre do ta ringjallte.Ngjarja e rrallë mësohet se ka ndodhur në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dy burra, përkatësisht të moshave 38 dhe 48-vjeçare, kanë kryer aktin makabër të nxjerrjes në mes të natës nga varri, të trupit të vdekur të babait të tyre 92-vjeçar.Por që i zbuluar nga forcat e policisë, ka bërë që ata të përballen tani me akuzën prej 10 vjet burg secili.Gjithçka arriti të zbardhej në kohë, ndërsa trupi i zhvarrosur i të moshuarit të vdekur, ishte vendosur në një frigorifer prej tyre.Ndërkaq, fqinjët e dy djemve, të marrë në pyetje më pas, kanë treguar sesi ata nuk e kanë përjetuar keq humbjen e babait të tyre dhe se në biseda e sipër, besonin se ai një ditë do të jetonte sërish me ta, pikërisht falë ringjalljes.