Britney Spears i përkushtohet fëmijëve dhe muzikës
Me fundin e mandatit në spektaklin "X Factor" në SHBA, këngëtarja Britney Spears tani ka më shumë kohë në dispozicion.Dhe mesa duket këngëtarja e ka vënë kohën në përdorim të mirë, për të shkuar në studio ku do të regjistrojë një këngë të re.“Unë jam në studio duke regjistruar një këngë të re për djemtë e mi", zbuloi ajo në Facebook të mërkurën. “Ata do të mrekullohen kur ta zbulojnë”, ka shtuar Spears.Britney sapo ka përfunduar fejesën e saj me Jason Trawick dhe përqëndrimi i saj tani është vetëm tek fëmijët dhe muzika.Mendohet se këngëtarja do të jetë gati për një shpërthim në muzikë.Në faqen e saj në Facebbok, ajo gjithashtu ka komentuar në lidhje me muzikën: “Kjo do të jetë një surprisw, prandaj mos tregoni dhe mos qëndroni të pakënaqur, i është drejtuar fansave të saj.”Ajo, thuhet se është pranë nënshkrimit të një kontrate pesëvjeçare për koncertet në Las Vegas me vlerë 100 milionë dollarë në vit.